Shkurt.ch
Ekonomia zvicerane nuk funksionon pa të huajt
Komisarja e BE-së për drejtësi, Viviane Reding, ka konfirmuar se nuk do të ketë rinegociim të marrëveshjes për lëvizje të lirë me BE-në në rast se pranohet iniciativa "Kundër imigrimit masiv" në Zvicër.
“Tregu i brendshëm i Bashkimit Evropian është unik dhe Zvicra nuk mund të zgjedhë atë që i pëlqen”.
Sipas Reding, qasja në tregun e brendshëm nuk mund të jetë e shkëputur nga liritë e tjera themelore që varen nga marrëveshjet dypalëshe.
Në një intervistë për “Schweiz am Sonntag”, komisarja evropiane ka thënë se emigracioni nuk kalon vetëm në një rrugë njëkahëshe. Sipas saj, janë rreth 430 mijë qytetarë zviceranë në BE.
Emigracioni i lartë nuk korrespondon me realitetin, sipas nënpresidentes së Komisionit Evropian. Ekonomia zvicerane nuk mund të funksionojë pa të huajt.
Frika për pasojat afatgjate të emigracionit janë të pabaza. Kuotat e kërkuesve të ndihmave sociale llogariten të jenë 3.7 për qind në BE, ndërsa 4 për qind në Zvicër, përmend zyrtarja evropiane një studim të politikave sociale.
“Në disa vende sistemet sociale janë më shumë liberale”, tha Reding.
“Qeveritë e këtyre vendeve do të duhej të kujdesen për të siguruar që sistemet e tyre sociale të jenë të dizajnuara në atë mënyrë që të mos ketë asnjë abuzim”, tha ajo.
Reding ka theksuar gjithashtu se shumica e qytetarëve që lëvizin në territorin e BE-së do të kontribuojnë në financimin e sistemit të sigurimeve sociale.
“Ata paguajnë taksat, kontributet sociale, mesatarisht më shumë se popullsia vendëse”, tha Reding.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











