Kosova
Mërgimtarët mirëpresin linjën e autobusit Prishtinë-APN
Mërgimtarët që të mërkurën erdhën në Kosovë e kanë mirëpritur nisjen e qarkullimit të autobusëve nga kryeqyteti i Prishtinës për në aeroport.
Kjo linjë është lëshuar 20 vjet pas luftës dhe pas shumë premtimeve, transmeton albinfo.ch. Agim Feta që erdhi nga Gjermania, ka thënë se megjithëse është e vonuar, kjo linjë do t’u ndihmojë shumë atyre.
E udhëtari i parë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë drejt aeroportit ishte Andri Bezrodnyi nga Ukraina. Por kundër kësaj linje janë shprehur taksistët, të cilët thonë se dëmtohen shumë.
Një udhëtim me taksi nga aeroporti deri në Prishtinë ka kushtuar 20 euro, ndërsa bileta me autobus, i cili prej orës tre të mëngjesit është për çdo orë deri në orën 20 në mbrëmje, është vetëm 3 euro.
Por kjo nuk do të jetë linja e vetme, ngase zyrtarët e Ministrisë së Transportit premtuan edhe linjë të tramvajit. E Komuna e Prishtinë ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e uljes së çmimit të biletës varësisht gjendjes financiare të “Trafikut Urban”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












