Futboll
Shaqiri me Liverpooli-n në finale të Ligës se Kampioneve
Liverpool ka arritur atë që edhe tifozi i saj më i zjarrtë e kishte të vështirë ta besonte.
“Të Kuqtë” fituan 4-0 ndaj Barcelonës duke përmbysur humbjen 3:0 të ndeshjes së parë dhe kanë kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Divock Origi dhe Giorgino Wijnaldum ishin heronjtë e skuadrës së Jurgen Klopp, që arriti të bënte përmbysjen e madhe pa dy sulmuesit e saj kryesorë: Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.
Liverpool dominoi ndeshjen nga fillimi në fund duke mos e lënë Barçën të marrë frymë, ndërkohë që Messi ishte hija e vetvetes në këtë takim, ndryshe nga ndeshja e kaluar kur mrekulloi botën me futbollin e tij.
Xherdan Shaqiri ishte nga fillimi për vendësit, duke luajtur deri në minutën e 90-të, derisa asistoi në golin e tretë.
Momentet e shënimit të golave:
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













