Integrimi
Eno Peçi, balerini i suksesshëm i Operas së Vjenës
Balerini dhe koreografi shqiptar është bërë tashmë sensacion jo vetëm në qarqet artistike të Vjenës, por edhe në ato ndërkombëtare.
Peçi ka mbi 15 vjet që punon në Operën e Vjenës dhe është zgjedhur të interpretojë edhe në koncertin e shumëpritur në gjithë botën me rastin e vitit të ri.
Një profil të balerinit të famshëm ka sjell VoA.
Dihet mes artistëve, por edhe nga publiku artdashës se është tejet e vështirë të pranohesh nga Opera e Vjenës, dhe ndoshta edhe më e vështirë të zgjidhesh për të interpretuar në koncertin e Vitit të Ri të Orkestrës Fizarmonike të Vjenës, qoftë si muzikant, qoftë si balerin. Kjo arritje nuk ka qenë e lehtë për të riun nga Shqipëria, Eno Peçi. që tashmë është bërë sensasion ndërkombëtar.
Duke ndjekur Enon në skenë nuk mund të mos vihet re një interpretim tepër kompleks. Është vetë roli, ajo çfarë duhet transmetuar tek shikuesi, sinkronizimi i lëvizjeve personale me muzikën, sinkronizimi i lëvizjeve me balerinën ose me grup balerinësh, është vetë linja e saktë e lëvizjes, është figura që krijon vetëm, si çift, ose si grup. Dhe për realizimin e gjithë kësaj koreografie duhen orë të gjata pune dhe një përgatitje fizike intensive.
Në kërcimin e Enos vihet re një fenomen i rrallë. Ngrirja në kohë e figurës së krijuar, qoftë edhe për një sekondë, në momentet e shkëputjes nga dyshemeja e skenës. Sa më shumë që i sheh këto fotografi, as më e kapshme bëhet vështirësia e realizimit të figurës dhe perfeksionimi i saj.
“Shpagat” është e vështirë në tokë, jo më në ajër. Arrihet me këmbëngulje dhe me përgatitje fizike të vazhdueshme, thotë Eno, pa lënë aspak në harresë edhe rolin e fotografit që kap momentin.
Eno luan në çdo rol, nga tragjiket tek komiket, këta të fundit tejet të sofistikuar dhe aspak më të lehtë për t’u interpretuar. Ai thotë se nuk ka ndonjë preferencë të veçantë për rolet.
“Më pëlqen të bëj çdo rol, çdo karakter, si të keq si princ. Çdo rol është i mirë për një balerin, sepse vlen për eksperiencë, mbledh më shumë eksperienca. Është mirë të ndryshosh role, të mos bësh vetëm princin, ose vetëm komike, ose vetëm të këqija. Është më interesante për një balerin”.
Gjatë katër viteve të fundit Eno është marrë me koreografi dhe është pritur shumë mirë si nga kolegët e tij balerinë, ashtu edhe nga kritika dhe publiku.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër Një rast i rrallë që dikur kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, sot shënon... -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë
Jeta në Zvicër
-
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 Berna është kantoni më i madh përfitues, duke marrë pak më shumë se 1.7 miliardë franga... -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave -
Një zviceran plagos rëndë kosovarin në Uznach, St. Gallen -
Referendumi i 14 qershorit: Çfarë parasheh iniciativa për kufizimin e popullsisë së Zvicrës në 10 milionë banorë? -
Sistemi shëndetësor zviceran kundër kufizimit të imigracionit












