E-Diaspora
AKD, marrëveshje bashkëpunimi për ruajtjen e identitetit kulturor në Diasporë
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Etleva Kondi, firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, znj. Zana Çela, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e identitetin kulturor kombëtar në Diasporë.
Znj. Kondi u shpreh se ky bashkëpunim do të jetë shumë frytdhënës, pasi komuniteti shqiptar në Diasporë ndër vite ka ruajtur vlerat tona kombëtare, duke i përcjellë ato nga një brez në tjetrin.
Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me trupën e Ansamblit Kombëtar do të realizojnë në komunitete të ndryshme shqiptare në Diasporë disa seminare për njohjen e këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i këtyre seminareve që do të fillojnë brenda muajit qershor do të jetë afrimi i të rinjve shqiptarë në Diasporë me kulturën e vendit të origjinës.
Kjo marrëveshje parashikon organizimin e kurseve dhe trajnimeve për mësimin e valleve popullore, këngëve folklorike shqiptare nga Ansambli Shtetëror, zhvillimin e aktiviteteve me fokus ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Diasporë si dhe organizimin e ekskursioneve dhe vizitave studentore të komunitetit shqiptar.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













