Lifestyle
Kenan Murseli shpallet „Mister Zvicra Frankofone“
"Kam fituar shumë prej kësaj aventure dhe me ka ndihmuar që të kem më shumë vetëbesim për gara të tjera“, tregon për „albinfo.ch“, 24 vjeçari nga Ferizaj
Djaloshi kosovar, Kenan Murseli ka triumfuar në konkursin e bukurisë në Zvicër ku mori titullin „Mister Suisse Francophone 2019“. Finalja e spektaklit u mbajt të shtunën, më 1 qershor në Gjenevë.
Në konkurrencën e femrave, me çmimin e parë si „Miss“ u shpërblye Angela Odier nga Gjeneva.
Në këtë finale morën pjesë 5 kandidatë shqiptarë, tre djem dhe dy vajza.
I kontaktuar pas triumfit të finales, Kenan Murseli për albinfo.ch shprehet tejet i lumtur për këtë sukses.
„Jam ende duke e festuar këtë titull me familje dhe shoqëri“, thotë Kenani dy ditë pas fitores.
„Fitorja nuk ishte e lehtë. Finalja ka qenë një natë me shumë emocione. Kam fituar shumë prej kësaj aventure dhe me ka ndihmuar që të kem më shumë vetëbesim për gara të tjera“, tregon për „albinfo.ch“, 24 vjeçari nga Ferizaj që jeton në Payerne të Zvicrës.
Në planet e ardhshme të Kenanit janë konkurset ndërkombëtare.
„Pas kësaj fitore më janë hapur rrugët për të marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare të bukurisë“, thotë ai.
Kenani studion për menaxhment në Friburg, ndërkohë pëlqen shumë udhëtimet. Një nga qytetet më të bukura sipas tij, është Nju Jorku.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën Cilat janë arsyet?...
-
Gaza: Zviceranët caktojnë afro 11 milionë franga për UNRWA
-
A mund të pretendojë ende Gjeneva të jetë ‘kryeqyteti i paqes’?
-
Zvicra dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Matching Skills to Jobs”
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër