Shkurt.ch
Fushatë për prindërit: Si t’i ruajmë fëmijët nga interneti
Me një fushatë të re “Pro Juventute” synon t’i vetëdisojë prindërit për rreziqet që u kanosen fëmijëve nga shfrytëzimi i pakontrolluar i internetit.
“Fëmijët shëtisin shpejt në internet në adresa të gabuara”, është slogani i një posteri nga “Juventute Pro” për të sensibilizuar prindërit për rreziqet që u kanosen fëmijëve të tyre nga interneti.
Kontakti i parë me seksualitetin shpesh vjen nga interneti. Shumë prindër janë të tronditur nga një fakt i tillë, thuhet në një deklaratë nga “Pro Juventute”.
Bëhet fjalë për një vazhdimësi të fushatës rreth rreziqeve kibernetike. Fokusi tani është në drejtim të prindërve.
“Prindërit nuk janë të vetëdijesuar që fëmijët kanë nevojë të edukohen rreth rreziqeve të botës kibernetike”, shkruan “Pro Juventute”.
Një arsye është se prindërit nuk e kanë të njohur rrezikun nga mosha e rinisë së tyre.
“Kur fëmijët janë të edukuar në lidhje me çështjet që lidhen me seksualitetin dhe internetin, ata më mirë do të trajtojnë përmbajtje të tilla”, tha Daniela Melone, këshilltare për prindër në “Pro Juventute”. Në edukatën seksuale domosdoshmërisht duhet të inkorporohet edhe vetëdijesimi nga rreziqet kibernetike.
“Pro Juventute” dëshiron të ofrojë më shumë mbështetje për prindërit kur është fjala për kërcënimet e internetit. Përveç informacioneve, “Pro Juventute” ofron edhe këshilla për prindër.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











