Turizëm
Në Mitrovicë hapet “Aqua Parku” më i madh në rajon
Në qytetin e Mitrovicës është hapur Parkut Ujor “Aqua Park” afër Liqenit Akumulues në qytetin e Mitrovicës e që është njëri ndër më të mëdhatë në Kosovë dhe rajon.
Në këtë ceremoni përveç shumë qytetarëve kanë marrë pjesë shumë politikanë, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se ky projekt madhor i realizuar buzë Ibrit është një nga destinacionet më atraktive të vendit, ndërsa që hapësira përgjatë Ibrit do të jetë hapësira më e rregulluar në Ballkan.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se në qytetin e Mitrovicës po realizohen projekte të shumta siç është Universiteti “ Isa Boletini”, Liqeni Akumulues, “Aqua Park”, rinovimi i stadiumit “ Adem Jashari” të cilat po e zbukurojnë më shumë qytetin.
Pronar i “Arjeta Group”, njëra nga kompanitë investitore në këtë projekt, Afrim Durmishi tha se realizimi i këtij projekti do të plotësoj nevojat e qytetarëve, jo vetëm të Mitrovicës, por edhe më gjerë.
Po ashtu ai tha se kjo është vetëm faza e parë e përfunduar e këtij projekti ndërsa do të jenë edhe dy faza të tjera të cilat do të jenë shumë atraktive për qytetarët të cilët do ti vizitojnë.
Pishina ka një sipërfaqe prej rreth 2.000 metra katrorë, lumi “dembel” ka një gjatësi prej 300 metrash etj.
Investitorë të këtij projekti që kap vlerën mbi 7 milionë euro është SH.A. “ACI”, që është themeluar nga “Arjeta Group” dhe “Linprojekt’, të dyja kompani vendore.
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih














