Lajme
50 mijë franga për një natë në Alpet zvicerane
Nëse keni 50 mijë franga, atëherë mund të rezervoni një natë në Alpet Zvicerane
Nëse keni 50 mijë franga dhe dëshironi të qëndroni një natë në Alpe Zvicerane, atëherë këtë mundësi u ofron “Airbnb”.
Më shumë se 2.000 pronat luksoze të zgjedhura me kujdes nëpër botë, tani mund të rezervohen nëpërmjet “Airbnb Luxe”, përcjell albinfo.ch.
Nga kjo e marte, “Airbnb Luxe” synon të sigurojë klientët me prona që janë një “destinacion në vetvete”, bëri të ditur kompania në një njoftim për shtyp.
E nxitur nga kompania, pronat që hyjnë në skemë duhet jo vetëm të ofrojnë strehim luksoz dhe dizajn të jashtëzakonshëm, por edhe shumë shërbime tjera.
Nëse rezervoni me “Airbnb Luxe”, atëherë gjithashtu do të përfitoni shërbime tjera, si organizimi nga aeroporti dhe aspekte të tjera të qëndrimit të tyre.
Sigurisht asnjë nga këto nuk vjen e lirë – sidomos në Zvicër. Një qëndrim në një apartament nën çati me katër dhoma gjumi në Zermatt kushton 4,357 chf ($ 4,469) një natë.
Çmimet më të larta janë dhoma gjumë Aurora afër Verbier, që kushton hiq më pak se 49,999 chf ($ 51,293) një natë. Për këtë ju merrni një banjë, një shofer dhe një kuzhinier, udhëtimet në aeroport, shërbimet spa dhe kujdesin për fëmijët, shkruan tutje albinfo.ch.
Sipas “Airbnb”, kërkesa për pronat luksoze është në rritje, me numrin e rezervave me vlerë të paktën $ 1,000 për natë, duke u rritur me më shumë se 60 për qind në vitin 2018.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













