Shkurt.ch
Shaqiri shënon, Zvicra fiton edhe kundër Perusë
Para se të niset në Brazil, ekipi i Zvicrës e ka fituar edhe ndeshjen e fundit miqësore me skuadrën e Perusë me rezultat 2:0
Pjesa e parë e ndeshjes para 15 mijë spektatorëve në Lucern ka përfunduar pa gola me titullarë Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.
Valon Behrami zëvëndësohet nga Blerim Xhemajli, kurse Xherdan Shaqiri inkuadrohet në vend të Xhakës pas 64 minutave lojë.
Helvetikët kalojnë në epërsi me golin e Stephan Lichtsteiner në minutën e 78-të.
Ndërsa fitoren e Zvicrës e ka siguruar Xherdan Shaqiri duke shënuar golin e dytë në minutën e 84-të.
Me dy fitore kundër Xhamajkës dhe Perusë, Zvicra ka përfunduar edhe parapërgatitjet për Botërorin “Brazili 2014”.
Për përfaqësuesen zvicerane tashmë ka përfunduar kampi i stërvitjeve në Weggis. Futbollistët zviceranë do të pushojnë të mërkurën dhe të enjten para se të nisen për në Brazil.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore












