E-Diaspora
Pirgu me “Rigoletton” transmetim live në sheshin e Cyrihut
E veçanta e kësaj shfaqjeje, që është mbiquajtur edhe “Operë për të gjithë”, është se nga salla ku ajo shfaqet, bëhet edhe transmetimi audiovizuel në sheshin “Sechseläuteplatz”
Nesër, më 21 qershor, në kuadrin e manifestimit kulturor të Cyrihut “Festspiele Zürich 2014” në Shtëpinë e Operës shfaqet opera “Rigoletto”, në të cilën tenori shqiptar Saimir Pirgu bart rolin kryesor, atë të Duka di Mantova. E veçanta e kësaj shfaqjeje, që është mbiquajtur edhe “Operë për të gjithë”, është se nga salla ku ajo shfaqet, bëhet edhe transmetimi audiovizuel në sheshin “Sechseläuteplatz” të përuruar pak kohë më parë, që gjendet para godinës së operës.
Me këtë rast, organizatorët e festës së kulturës ftojnë dashamirësit e muzikës klasike që të vijnë ta ndjekin këtë operë, që është njëra ndër kryeveprat e literaturës muzikore botërore. “Opera për të gjithë”, përmes transmetimit nga shtëpia e operës e shndërron sheshin e rregulluar rishtas “Sechseläutenplatz” në një hapësirë të të hapur koncertale.
Adhuruesit e operës dhe kureshtarët janë të ftuar që së bashku me familjarët, të marrin karriget e tyre portative ose batanijet për t`u ulur në shesh, bashkë me shportat e tyre të piknikut ose të shijojnë ushqimet që ofrohen aty pranë, në mënyrë që të përjetojnë një shfaqje operistike nën qiellin e hapur në atmosferën verore të festivalit”, thuhet veç tjerash në ftesën e organizatorit.
Opera “Rigoletto” e vënë në skenë në fillim të vitit të kaluar në Cyrih konsiderohet si njëra ndër shfaqjet më të suksesshme të ke¨saj shtëpie operistike kohëve të fundit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi









