Lajme
Cyrihu si Milano, si do të ndryshojë klima në të ardhmen
Shkencëtarët paralajmërojnë se një në pesë qytete të mëdha të botës do të përballet me kushte klimatike të pashembullta deri në vitin 2050, pasi temperaturat në rritje rrisin rreziqet e thatësirës dhe përmbytjeve
Një ekip kërkimor i Lab Crowther në Zvicër analizoi 520 qytete në gjithë botën, duke përfshirë qendrat urbane me një popullsi prej më shumë se një milion banorë.
Sipas skenarit të studimit, qytetet evropiane do të ngrohen më shumë me rreth 2.5 gradë celsius gjatë gjithë vitit, por verat dhe dimrat mund të jenë 3.5 ° C dhe 4.7 ° C më të ngrohta, sipas autor autorit Jean-François Bastin, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimi tregoi se 77% e qyteteve të studiuara do të përjetojnë një ndryshim të madh.
Si rezultat, klima e Londrës në vitin 2050 mund të jetë e ngjashme me Barcelonën në Spanjë, Seattle më shumë si San Francisco, Tokio më shumë si Changsha në Kinën Qendrore dhe klima e ardhshme në Cyrih, e ngjashme me Milanon në Itali.
Shumë qytete, veçanërisht në rajonet më të varfra, përballen me popullësi të madhe dhe në rritje të lagjeve të varfra, të cilat nuk kanë shërbime bazë dhe janë gjithnjë në rrezik nga fatkeqësitë klimatike, sipas studimit që u botua në revistën amerikane PLOS Oneexternal.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe














