Turizëm
Shqipëria, destinacion i ri për zviceranët
Vendpushimeve të preferuara nga zviceranët, si Greqia, Spanja ose Qiproja, iu është shtuar së fundi edhe Shqipëria
“E gjithë bota” i ka kthyer sytë nga Shqipëria turistike, kështu nis një kronikë e televizionit zviceran, Telezüri.
Sipas tyre, Shqipëria po troket me të madhe në ndarjen e “kulaçit” turistik të rajonit. Vendpushimeve të preferuara nga zviceranët, si Greqia, Spanja ose Qiproja, iu është shtuar së fundi edhe Shqipëria.
Për të marrë një përgjigje lidhur me këtë trend të ri, televizioni i përmendur ka pyetur kompaninë e madhe që ofron paketa udhëtimesh turistike, Hotelplan. Sipas tyre, këtë vit Hoptelplan ka futur në katalogët e saj, për herë të parë, edhe Shqipërinë si destinacion të rëndësishëm turistik për zviceranët.
Një zëdhënëse e kësaj kompanie ka thënë se Shqipëria është një zbulim i ri turistik dhe tejet i preferuar. Ajo ka theksuar se përveç bukurisë së vendit, me bregdet të gjatë, me ujë kristalor, me natyrë të bukur edhe jashtë bregdetit dhe me qytete interesante, është edhe mikpritja e shqiptarëve, ajo që e bën Shqipërinë një vend që ia vlen të vizitohet, transmeton Monitor.
Kur kësaj i shtohen edhe çmimet, të ulëta në krahasim me rajonin, oferta mund të quhet e përkryer, thuhet në kronikë, përcjell albinfo.ch.
Pyetjes përse ka mbetur kaq gjatë e pazbuluar një perlë e tillë, përfaqësuesja e Hotelplan i përgjigjet se Shqipëria ka vuajtur veç tjerash edhe imazhin e një vendi ballkanik, të rrethuar nga krizat dhe luftërat. Megjithatë gjendja po përmirësohet edhe falë rregullimit të infrastrukturës, ka thënë ajo. Po ashtu edhe fillimi i fluturimeve direkte nga Cyrihu për në Tiranë ndihmon në “zbulimin” e këtij vendi.
Më tej në kronikë citohet Ministria e Turizmit në Shqipëri, sipas së cilës brenda vetëm një viti, Shqipëria ka pasur një rritje prej 20 % në sferën e turizmit. Nga 4.2 milionë turistë që kanë vizituar vendin në vitin 2017, numri ka arritur në 5.1 milionë në vitin 2018.
Në kronikë flet edhe politikani shqiptar nga Zvicra (Ëinterthur) Blerim Bunjaku, i cili lidhet drejtpërdrejt në transmetim, nga Prishtina.
Ai flet për leverdinë që mund të kenë edhe zviceranët nëse vendosin të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri, falë resurseve të vendit, çmimeve të ulëta dhe mikpritjes së shqiptarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?












