Lajme
Vrasësja e vogëlushit shqiptar nga Bazeli ankohet në Gjykatën Federale
E akuzuara është ankuar se avokati i saj ka kërkuar ekspertizë psikiatrike pa pasur pajtimin e saj
Një grua e moshuar, zvicerane 75 vjeçe, më 21 mars të këtij viti ka vrarë vogëlushin 7-vjeçar, shqiptar me prejardhje nga Kosova, Ilias M. Ajo është paraqitur vetë në polici, ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe që nga dita e krimit po mbahet në burgun për hetime.
Por, së fundi, Angela N. ka bërë ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale. Ajo ka kundërshtuar ekspertizën psikiatrike që i është bërë, shkruan Basler Zeitung.
Ditën e parë pas kryerjes së vrasjes, avokati i angazhuar mbi bazë zyrtare i gruas ka kërkuar që ajo t`i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në fillim të prillit, prokuroria ka angazhuar një ekspert nga Klinika për psikiatri forensike e Universitetit të Cyrihut, që të përpilojë një ekspertizë mbi gjendjen e saj psikike. Por, kur ajo ka kuptuar për këtë ekspertizë, ka bërë një kërkesë për “pezullim të ekspertizës”.
E akuzuara me këtë rast është ankuar se avokati ka kërkuar ekspertizë pa pasur pajtimin e saj. Ndërkaq është veçanërisht interesant arsyetimi i kërkesës së saj: ajo druan se dosjet e konfiskuara për të bërë mbi bazë të tyre ekspertizën, do të përdoreshin për personin e saj dhe mund të manipuloheshin, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë këtu për dokumente nga kontestet ligjore që ka pasur ajo në të kaluarën. Ajo pra ka kërkuar që këto dosje të mos përdoren pa u verifikuar më parë vërtetësia e tyre.
E akuzuara e ka bërë ankesën kundër ekspertizës psikiatrike saktësisht brenda afatit. Gjykata kompetente e apelit ka reaguar brenda tri javësh, duke e hedhur poshtë ankesën. Në aktgjykimin në fjalë të gjykatës konstatohet edhe njëherë se “gruaja e ka therrur në mënyrë të padyshimtë një nxënës të panjohur për të”, transmeton albinfo.ch. Gjykata nuk i është përgjigjur me këtë rast preokupimit të saj. “Nga njëra anë nuk është e qartë përse autoritetet e zbatimit të ligjit ose autorët e ekspertizës do të kishin interes për t`i manipuluar dokumentet. Nga ana tjetër është irelevant fakti që ajo ka kundërshtuar kërkesën e avokatit të saj për ekspertizë, pasi që prokuroria edhe pa këtë, do të kërkonte kryerjen e një ekspertize”.
Por gruaja e akuzuar për vrasje me paramendim sërish është ankuar, duke shfrytëzuar afatin prej 30 ditësh, përcjell albinfo.ch. Kësaj here në instancën më të lartë gjyqësore të vendit, në Gjykatën Federale. Kjo efundit i ka kthyer përgjigjen brenda një jave, duke hedhur poshtë ankesën në procedurë të shkurtë, për mungesë baze.
Sipas njoftimit nga prokuroria, ekspertiza e saj psikiatrike është ende në pritje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën













