Shkurt.ch
Çdo i katërti qytetar i Cyrihut, milioner
Me këtë dendësi milionerësh (27.34%), Cyrihut ia kalon vetëm Monakoja, me 29.21%. Pastaj vjen Gjeneva me 17.92, Nju Jorku me 4.63 etj.
Çdo i katërti qytetar i qytetit të Cyrihut ka pasuri prej së paku një milion frangash. Në fakt përqindja e milionerëve në metropolin bankar të Zvicrës e më gjerë është pak më e lartë, gjegjësisht 27.34%. Me këtë dendësi milionerësh, Cyrihut ia kalon vetëm Monakoja, me 29.21%, e cila është shtet-qytet.
Revista britanike për ekonomi “Economist” e karakterizon Cyrihun si qoshen më të shtrenjtë të botës. Ndërsa sipas studimit të bërë nga magazina amerikane “Spear`s” në bashkëpunim me bankën e të dhënave të njerëzve të pasur WealthInsight, pas Monakos dhe Cyrihut, dendësia e milionerëve në qytetet tjera të botës duket mjaft modeste. Vetëm në Gjeneve, me 17.92 për qind, milionerët kanë një pozitë të mirë, ndërsa kjo nuk mund të thuhet për “kolegët” e tyre në Nju Jork (4.63% ose në Londër (3.39%), qytete këto që zënë vendin e katërt gjegjësisht të gjashtë në ranglistë.
Ndërsa Londra zë vendin e parë me numrin e gjithëmbarshëm të milionerëve (281 mijë), që nuk është ndonjë shifër kur dihet se metropoli anglez ka numër banorësh të krahasueshëm me atë të gjithë Zvicrës.
Si kriter për tu quajtur milioner, autorët e studimit kanë vendosur pasurinë neto të një personi, që bën një milion dollarë ose më shumë. Shtëpitë ose banesat këtu nuk janë llogaritur.
Afërsia me bankat në qendrat e njohura bankare si Cyrihu dhe Gjeneva ka qenë përcaktuese për numrin madh të milionereve në këto dy qytete.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












