Shkurt.ch
Për një sigurim publik të mjekimit të dhëmbëve
Ajo që duan ta arrijnë bartësit e iniciativës në kantonin Vaud është krijimi i sigurimit publik që do të mbulonte shpenzimet bazë të stomatologjisë
Kostoja e mjekimit të dhëmbëve në Zvicër është shumë e lartë dhe 90 për qind të saj duhet ta bartin vetë pacientët. Ka kohë që debatohet për mundësinë e një sigurimi shëndetësor të veçantë për dhëmbët por deri më tash nuk është arritur shumë në këtë drejtim.
Ndërkaq, në kantonin Vaud është ngritur një iniciativë për fond shëndetësor për mjekimin e dhëmbëve dhe kjo ka nxitur debatin edhe në kantonet tjera.
Ajo që duan ta arrijnë bartësit e iniciativës në kantonin Vaud është krijimi i sigurimit publik që do të mbulonte shpenzimet bazë të stomatologjisë. Ajo do të financohej përmes një kontributi të ndarë nga të ardhurat, gjysma nga i punësuari dhe gjysma nga punëdhënësi.
Siç thotë kryetarja e organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve për srf.ch Erika Ziltener, njerëzit në Zvicër “shumë shpesh” bien në telashe financiare nga shkaku i çmimeve të larta të trajtimit të dhëmbëve. Kjo e bën të arsyeshëm ekzistimin e një sigurimi shëndetësor të veçantë dhe publik të dhëmbëve, thotë Ziltener e cila është edhe deputete e SP/PS të Kantonit të Cyrihut. Ajo dëshiron që kjo ide të shqyyrtohet edhe në Cyrih. Debate të ngjashme duke pasur për bazë modelin e Vaudit, janë zhvilluar edhe në kantonin e Gjenevës dhe në atë të Neuchatelit.
Por, aspak mirëkuptim për iniciativa të tilla nuk tregon federata e fondeve të sigurimeve shëndetësore, Santesuisse. Sipas zëdhënësit të saj, Christoph Kempf kjo çështje duhet t`i lihet nerëzve në përgjegjësi personale. “Kur çdo gjë paguhet (nga sigurimi) njerëzit do të kenë më pak motiv të kujdesen për dhëmbët dhe do të shkonin më shpesh te mjeku i dhëmbëve pasi që sigurimi do t`ua paguante”.
Me 90 për qind të kostos të mbuluar nga vetë pacientët, shërbimet dentale në Zvicër sot kushtojnë mbi 3.5 miliardë franga në vit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










