Jeta në Zvicër

Publikohet “Raporti për Migracionin 2013”

Për atë se çfarë ndërmerr BFM/OFM kundër trafikut me qenie njerëzore, si i mbështet Zvicra refugjatët nga Siria ose për shembujt e projekteve konkrete të integrimit, përgjigje të detajuara mund të gjenden në Raportin e përmendur

Ristrukturimi në fushën e azilit, një javë aksioni kundër trafikimit e qene njerëzore ose pranimi i grupeve të refugjatëve nga Siria, janë vetëm disa nga temat me të cilat është preokupuar Zyra Federale për Migracion (BFM/OFM) gjatë vitit 2013. Në raportin e publikuar sot për migracionin gjatë vitit 2013, prezantohen shifra dhe statistika si dhe raporte mbi veprimtarinë e shumanshme të BFM-së, huhet në një komunikatë për shtyp të lëshuar sot nga kjo zyrë.

Për atë se çfarë ndërmerr BFM/OFM kundër trafikut me qenie njerëzore, pastaj si i mbështet Zvicra refugjatët nga Siria ose çfarë shembujsh ekzistojnë për projektet konkrete të integrimit, përgjigje të detajuara mund të gjenden në Raportin e përmendur.

Si shembull në këtë drejtim është ristrukturimi në fushë të azilit: procedurat e azilit duhet të zhvillohen më shpejtë por njëkohësisht në mënyrë korrekte. Për t`u bërë e mundur kjo gjë, duhet të jenë në të njëjtin vend bashkë të gjitha palët që janë pjesë e procedurës së azilit. Kjo kushtëzon që pjesa më e madhe e procedurës në të ardhmen të zhvillohet në qendrat federale të azilit. Federata për këtë qëllim do të përgatisë qendra strehimi të azilkërkuesve në gjashtë regjione, ku do të ketë vend për 5000 azilkërkues. BFM/OFM pati planifikuar në vitin 2013 hapjen në fazë testimi të një qendre të tillë në Cyrih, për të provuar metodologjinë e re.

Një shembull tjetër i punës së kryer gjatë vitit 2013, sipas komunikatës është edhe ndihma për njerëzi nga Siria. Ministria e drejtësisë dhe e policisë e Zvicrës gjatë vitit të kaluar pati bërë lehtësimin e marrjes së vizave për shtetasit e Sirisë. Nga kjo kanë përfituar gjithsej 1154 sirianë të cilët kanë ardhur në Zvicër deri në fund të vitit 2013. Në këtë mënyrë u është mundësuar familjeve të prekura nga lufta që në mënyrë të shpejtë dhe joburokratike të udhëtojnë nga regjioni i krizës dhe t`u mundësohet një qëndrim i përkohshëm në Zvicër.

Raporti i migracionit për vitin 2013 jep informacione mbi gjithë spektrin e temave që lidhen me BFM/OFM dhe është në dispozicion në faqen e internetit www.bfm.admin.ch, përfundon komunikata.