Lajme
Mbi 100 mijë kosovarë kërkojnë “drejtësi për gratë e dhunuara”
Peticioni me mbi 100 mijë nënshkrime do t’i dërgohet OKB-së, e cila duhet të shqyrtojë dhe t’i dënojë njerëzit që i kanë shfrytëzuar gratë si instrument të luftës
Më shumë se 100 mijë qytetarë të Kosovës e kanë nënshkruar peticionin: “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit”. Nënshkrimet e këtij peticioni, siç u tha në një konferencë për media do t’i drejtohen Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të hedh dritë mbi këtë kategori të luftës.
“Janë grumbulluar gjithsejtë 115,759 nënshkrime të qytetarëve, të grave dhe burrave të shtetit tonë, të cilët me këtë rast dhe me këtë dalje masovike dëshmuan sa thellë është plaga e dhunimit të grave, por edhe sa thellë ne e ndjejmë këtë plagë’, deklaroi zëvendëskryeministrja Tahiri.
Ajo tha se qëllimi i këtij bordi ka qenë të mblidhen 100 mijë nënshkrime dhe kjo është realizuar me sukses. “Ju e dini që periudha e mbajtjes së këtij peticioni ka qenë prej 14 deri më 18 korrik, pra 5 ditë pune, ku janë angazhuar ekipet e komunave”, deklaroi mes tjerash Tahiri.
Ajo tha se këtë peticion synojnë t’ia dorëzojnë Sekretarit Gjeneral të OKB-së, Ban Ki Moon, nga i cili d të kërkohet që të bëhet një raport zyrtar për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës në raport me gratë, dhe në veçanti dhe dhunimin e grave si instrument lufte.
“Ne shpresojmë dhe besojmë se sigurisht do të bëhet një raport zyrtar i cili ka qenë i munguar, sepse ju kam njoftuar edhe më herët, OKB dhe zoti Ban Ki Moon kanë bërë shumë raporte për vende ku kanë ndodhur luftë apo konflikte, por nuk e kanë bërë për Kosovën dhe Kroacinë”, deklaroi Tahiri.
Zëvendëskryeministrja në detyrë u shpreh optimiste se do ta realizohet qëllimi i peticionit, sepse me këtë rast OKB, siç tha Tahiri, do të mbështesë të drejtën ndërkombëtare, e në veçanti humanitare, për mbrojtjen e garave nga shfrytëzimi si instrument të luftës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











