Lajme
Kompanitë zvicerane nuk i duan punëtorët duhanpirës
Disa kompani kërkojnë që në aplikacionet për punësim, punërkërkuesit të jenë joduhanpirës. Sindikata “Unia” kritikon shpalljet e tilla për punë.
Kushdo që kërkon punë, duhet të sjellë në profilin e tij dëshmi për shkathtësitë gjuhësore dhe kompjuterike ose përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Disa kompani tani listojnë në profilin e tyre të kërkesave që aplikantët duhet të jenë joduhanpirës. «FM1Today» ka publikuar disa nga shpalljet për punë të disa kompanive që vetëm joduhanpirësit mund të aplikojnë për punë, shkruan albinfo.ch.
Sindikata “Unia” kritikon shpalljet e tilla për punë, të cilat kërkojnë punëtorë që nuk tymosin. Siç shkruan “FM1Today”, zëdhënësi i Unia thotë se është çështje private nëse dikush pi duhan apo jo. “Sigurisht që mund të vendosni rregulla gjatë orarit të punës. Por, nëse dikush tymos duhan në pushim ose në kohë të lirë, punëdhënësit nuk i intereson», thonë në UNIA, përcjell albinfo.ch.
Nëse punëdhënësit kanë të drejtë ligjërisht të ndalojnë punonjësit e tyre nga pirja e duhanit, nuk është e qartë. Sipas ekspertëve, është ligjërisht një ‘zonë e gjelbër’.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet Fyerjet dhe shpifjet ndaj këshilltares federale në platformën X shkaktojnë procedura ligjore dhe debatin mbi përgjegjësinë... -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë










