Lajme
Rritet numri i vizitorëve në Kosovë
Kosova ka shënuar rritje viteve të fundit sa i përket numrit të vizitorëve që vijnë për të parë vendin.
Qyteti historik i Prizrenit është ai që vazhdon të tërheqë më së shumti vizitorë. Një nga arsyet e forta është festivali Dokufest.
Përkundër temperaturave të larta, qyteti i Prizrenit vazhdon të jetë njëri prej qyteteve më të vizituara të Kosovës, raporton koha.net.
Disa nga arsyet që turistë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur këtë qytet për ta vizituar qëndrojnë objektet kulturore, kalaja, Dokufesti, e po ashtu edhe ushqimi.
Turistët, përkundër dallimeve në kulturë, kanë shprehur përshypje të kënaqshme për kulturën dhe atmosferën që jo vetëm qytetet, por edhe Kosova e ofron.
Përfaqësuesit e festivalit Dokufest kanë bërë të ditur që është vërejtur fluks i madh vizitorësh në Prizren, edhe pse ende nuk ka shifra të sakta, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2019 Kosovën e kanë vizituar më shumë se 65 mijë njerëz, ku 58% prej tyre ishin të huaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













