Shkurt.ch
Aeroplanët e rinj të “Swiss”-it, me më shumë udhëtarë, por më të ngushtë
Në nëntor “Swiss” sjell aeroplanët Airbus A320 dhe A321, të cilët mund të zënë më shumë pasagjerë, por do të kenë më pak distancë ndërmjet karrigeve.
Më parë, distanca në mes të karrigeve ishte 76 centimetra, ndërsa në aeroplanët e rinj do të jetë 73 cm. Megjithatë, “komoditeti është i njëjtë”, thonë në “Swiss”.
Një krahasim i platformës së udhëtimit “Business Traveller” nga vitit 2012 tregon se në fluturimet e klasit ekonomik kanë më pak hapësirë ndërmjet karrigeve në aeroplan. Të njëjtën hapësirë sikur aeroplanët e rinj të “Swiss”-it ofrojnë edhe transportuesit me kosto të ulët Air Berlin dhe EasyJet.
Më komod fluturoni në Edelweiss dhe British Airways. Këtu pasagjerët në klasin ekonomik gëzojnë hapësirë ndërmjet karrigeve të paktën 76 centimetra. Më shumë hapësirë gjithashtu ofron kompania Lufthansa. Më komod është në aeroplanët e Etihadit, konkurrentit zviceran, i cili ka të paktën 79 centimetra hapësirë ndërmjet karrigeve, 6 centimetra më shumë sesa në “Swiss”.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan në artikullin të së dielës, se si themeluesi i kompanisë,... -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve
Jeta në Zvicër
-
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan në artikullin të së dielës, se si themeluesi i kompanisë,... -
Këto ndalime duhet t’i keni parasysh gjatë pushimeve këtë verë -
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane? -
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë -
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen












