Tematike
Frikë nga xhihadistët, BE ashpërson kontrollin kufitar
Vendet e Bashkimit Evropian kanë shtuar kontrollin në kufijtë e tyre për të ndaluar terroristët që dëshirojnë t’u bashkohen luftëtarëve IS-it
Mas sulmit ndaj Muzeut Hebre në Bruksel në fund të majit, gjatë të cilit një xhihadist që ishte rikthyer në Belgjikë vrau katër vetë, mkinsutrat e brendshëm të vendeve të BE-së formuan një të ashtuquajtur “Grupi i Belgjikës”, një grup shtetesh të Evropës Qendrore, nga të cilat kanë origjinën shumica e 3.000 luftëtarëve evropianë të grupit terrorist “Shteti Islamik” (IS).
Ky grup, në të cilin bën pjesë edhe Gjermania, i ka bindur tashmë të gjithë 28 anëtarët e BE-së për të vepruar shpejt dhe të vendosur kundër të ashtuquajturve luftëtar udhëtuesshkruan DW.
“Ne nuk duam që njerëz nga Gjermania, nga Evropa, të marrin pjesë në këto akte të tmerrshme dhune. Dhe ne nuk duam, aq më tepër, që në qoftë se kthehen, të planifikojnë sulme në Gjermani apo Evropë”, tha për DW-në ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere, në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në Luksemburg.
Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, regjistrimit të të dhënave të pasagjerëve dhe bllokimit të dokumenteve të udhëtimit, pritet të ndalen terroristët që shkojnë për të luftuar, tha komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.
“Ne nuk kemi kohë për të humbur”, paralajmëron i ngarkuari i BE-së për luftimin e terrorit, Giles de Kerchove.
Por, në kufijtë e vendeve të Shengenit nuk lejohen kontrolle sistematike dhe nëpunësit e kufirit i kontrollojnë vetëm sporadikisht të dhënat e pasagjerëve që fluturojnë me aeroplanë në sistemin regjistrin elektronik SIS.
Në shumicën e rasteve ata shikojnë vetëm fotografinë e pasaportave dhe nëse ato janë të vlefshme, sepse po të kontrollonin regjistrin për secilin pasagjer, para pikave të kontrollit, do të shkaktoheshin radhë të gjata.
Megjithatë, pritet që kontrollet sondazh nëpër aeroporte të shtohen. Po ashtu kërkohet që punonjësit e kufirit të stërviten për të njohur të ashtuquajturit “Ushtarë e huaj” (Foreign fighters), në mënyrë që ose të mos i lënë që të dalin nga vendet e Shengenit, ose t’i arrestojnë kur të kthehen këtu. Po ashtu, shtetet anëtare të BE-së duhet të ratifikojnë një rezolutë të OKB-së, sipas së cilës edhe vetë vajtja në një zonë të caktuar mund të konsiderohet si vepër penale.
Franca, Britania dhe Gjermania janë duke praktikuar apo duke planifikuar bllokimin apo tërheqjen e pasaportave personave të dyshuar që mund të shkojnë për të luftuar me terroristët. Por, për të shkuar në Turqi, dhe prej atje në Siri, për momentin mjafton edhe letërnjoftimi. Për këtë, Maiziere propozon që të dyshuarve si terroristë t’u merret si pasaporta dhe letra e njoftimit dhe të pajisen vetëm me një dokument zëvendësues në të cilin të shkruhet qartë: “Vetëm për udhëtim brenda Gjermanisë”. Ky koncept ndoshta mund të miratohet nga shumica e partive në Bundestag.
Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord për mbledhjen e të dhënave të pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplanë, në mënyrë të ngjashme si vepron SHBA-ja. Po ashtu në bashkëpunim me koncernet e internetit pritet të bllokohen edhe mesazhet dhe videot simpatizuese me IS-in.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











