Integrimi
Nacionalizmi zviceran, në rritje
Në 40 vjetët e fundit fuqitë politike të vendit në vazhdimësi kanë kontribuar në rritjen dhe forcimin e ideologjisë së nacionalizmit vendës
Ideologjia nacionaliste gjithnjë e në rritje në Zvicër ka qenë shkaku i organizimit të një forumi nga organizata „Solidarité sans frontieres“ vikendin e kaluar në Bernë. Organizata në fjalë është e angazhuar për një shoqëri solidare dhe të hapur dhe për një bashkëjetesë të barabartë në vend.
Motoja e forumit mbante titullin “Rreziqet e nacionalizmit për shoqërinë zvicerane dhe strategjitë kundër tij”.
Të gjthë pjesëmarrësit, me profile të ndryshme profesionesh, gazetarë, profesorë universitetesh, aktivistë në politikën e sferës së emigracionit ishin të një mendimi se në Zvicër ndjenjat nacionaliste gjithnjë e më shumë janë në rritje, duke shprehur opinionet e tyre lidhur me rreziqet që sjell nacionalizmi për shoqërinë zvicerane.
Profesor Oscar Mazzoleni, ligjërues në Universitetin e Lozanës, potencoi se në 40 vjetët e fundit fuqitë politike të vendin në vazhdimësi kanë kontribuar në rritjen dhe forcimin e ideologjisë së nacionalizmit vendës. Lidhur me këtë profesor Oscar tha: „Janë faktorët politikë dhe aktorët e partive politike ata të cilët i ekzagjerojnë gjërat dhe arrijnë që përmes „artit“ të tyre ta elektrizojnë edhe masën. Duke përdorur këtë kartë, ata i arrijnë qëllimet e tyre“.
Ai më tej shtoi se një retorikë e këtillë e aktorëve politikë ka filluar që nga vitet 1970 dhe vazhdon të mbetet prezente edhe sot e kësaj dite. „Debatet që forcojnë ideologjinë nacionaliste kanë vazhduar në mënyrë permanente që nga vitet 1970. Ideologjia në fjalë tanimë është rritur, është fuqizuar dhe institucionalizuar“, nënvizoi profesor Oscar.
Oscar më tej u sqarua se Zvicra nuk është një ishull, ku lulëzon nacionalizmi, por megjithatë shprehu shqetësimin e tij në lidhje me ideologjinë, e cila është gjithnjë e në rritje dhe potencoi nevojën për të intervenuar me forcat progresive kundër saj.
Krsitina Del Biagio njihet si një aktiviste e palodhur në sferën e migracionit dhe politikës së azilit në Zvicër dhe njëkohësisht është anëtare e Komitetit redaktues në “Vivre Ensemble”. Del Biagio foli rreth politikës, e cila ka të bëjë me azilkërkuesit në vend, duke shprehur këtu shqetësimin e saj lidhur me ideologjinë nacionaliste në rritje, e që sipas saj, konsiderohet pengesë për një të ardhme më të mirë të politikave të azilit. Me theks të veçantë ajo u ndal në sferën informative të mediave vendëse, që sipas saj, në shumicën e rasteve publiku nuk informohet në mënyrë objektive.
Duke treguar para të pranishmëve një fotografi të gazetës dhe portalit newsnet.ch, sqaroi se fotografia në të cilën shihej një azilkërkues nuk kishte të bënte aspak me titullin e gazetës dhe që, sipas saj, titulli ishte ekzagjeruar dhe aty nuk shfaqej aspak realiteti i ngjarjes.
Të pranishmëve iu drejtua edhe Bashkim Iseni, hulumtues në Universitetin e Nojchatelit (NE) dhe drejtues i albinfo.ch. Iseni u ndal më shumë te çështja e shqiptarëve, të cilat kanë emigruar në Zvicër, duke nënvizuar disa raste ku vëreheshin dukshëm ndikimet e ideologjisë në fjalë.
Mes tjerash, ai u shpreh se dozat nacionaliste mund t’ i vërejmë dhe në një ndeshje fudbolli, nga ana e komentatorit të lojës në fjalë. Në pyetjen e parashtruar se vallë debatet mbi Islamin në media kanë ndikuar në rritjen e nacionalizmit në vend, Iseni u shpreh: „Debatet në media mbi Islamin kanë ndikuar në rritjen e ndjenjave nacionaliste në popullatën vendëse. Ajo çfarë ka munguar në këto 10 vjetët e fundit, pa dyshim ka qenë mungesa e informacioneve të mirëfillta mbi myslimanët në Zvicër“.
„Duhet hedhur poshtë paragjykimet që kanë të bëjnë me Islamin. Informacionet që kanë të bëjnë me këtë religjion duhet të përcillen në mënyrë të drejtë dhe profesionale në opinion“, shtoi më tej Bashkim Iseni, pjesëmarrës në rolin e ligjëruesit në këtë forum.
Anni Lanz është aktiviste e njohur për të drejtat e njerëzve dhe anëtare e organizatës „Solidarité sans frontières“. Ajo foli mbi iniciativat popullore të ndërmarra kryesisht nga SVP, të cilat janë ndërtuar mbi baza të dozave nacionaliste të indoktrinuara nga forca të partive djathtiste në vend. Ajo mes tjerash iniciativën mbi ndalimin e ndërtimit të minareve në Zvicër e cilësoi si një fillim të një epoke ku ideja nacionaliste kishte triumfuar dhe kishte filluar të ngritej.
Pas, përfundimit të ligjëratave, Kaspar Surber, gazetar i javores Wochenzeitung (WOZ) dhe udhëheqës i podiumit, i thiri të pranishmit në një pauzë të shkurtër dhe fill pas saj filluan dhe debatet mes të pranishmëve, të cilat prekën tema të ndryshme aktuale, e me theks të veçantë u diskutua dhe për „Ecopop“ iniciativën e radhës, të iniciuar nga Partia Popullore SVP-UDC. Iniciativë kjo e cila u cilësua si jo e drejtë, pasi edhe këtu vërehen qartë nuancat me doza nacionaliste të autorëve të saj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve