Lajme
KMDLNJ: Neglizhenca e gjykatës në çështjet pronësore shkakton vrasje
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas tragjedisë që goditi dy familje në Prishtinë për shkak të mosmarrëveshjes për shfrytëzim të pronës, ka reaguar duke fajësuar gjykatat e Kosovës për neglizhencë në kontestet pronësore.
Pas vrasjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë e që tronditi opinionin, KMDLNj, Këshilli Gjyqësorë i Kosovës duhet të vihet në lëvizje duke e shtuar efikasitetin dhe duke e shpejtuar dinamikën e gjykimit të rasteve të kontesteve pronësore në mënyrë që të evitohen rastet potenciale të dhunës në të ardhmen.
Ky është reagimi i plotë i KMDLNj – së:
Dje , në Prishtinë , në një konflikt të armatosur midis dy familjeve mbeten të vrarë dy persona kurse u plagosën rëndë dy të tjerë. U shkaktua një tragjedi që goditi dy familje e që sipas dyshimeve të bazuara kishin mosmarrëveshje për shfrytëzim të pronës përkatësisht, kishin problem rreth një vije kadastrale e që përfundoi me fatalitet.
Nuk është hera e parë në Kosovë që ndodhin vrasje për shkak të kontesteve pronësore të pazgjidhura apo shkaku se këto konteste zgjasin në pakufi deri sa ato të zgjidhen e në disa raste bëhet vonë. Në KMDLNj ka pasur raste kur për shkak të neglizhencës së gjykatave apo stërzgjatjes së proceseve gjyqësore ka pasur raste të dhunës brenda familjes dhe raste të vrasjeve të familjarëve të ngushtë si vëllaun, djali, babai, etj. Kontestet gjyqësore në rastet që kanë të bëjnë me pronën dhe çështjet tjera civile ka mundësi edhe ligjore të shtyhen për një kohë të gjatë.
Pas vrasjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë e që tronditi opinionin, Këshilli Gjyqësorë i Kosovës duhet të vihet në lëvizje duke e shtuar efikasitetin dhe duke e shpejtuar dinamikën e gjykimit të rasteve të kontesteve pronësore në mënyrë që të evitohen rastet potenciale të dhunës në të ardhmen. Rastet e ndjeshme siç janë ato brenda familjes dhe rastet ku ka përshkallëzuar kontesti duhet të kenë prioritet absolut nëse është qëllimi të parandalohen dhuna dhe vrasjet në të ardhmen.
Gjithashtu është me rëndësi që të profilizohen gjykatësit dhe t’u ndahet puna e jo që të merren me të gjitha rastet e fushës së civiles.
Gjykatat kompetente për rastet në fjalë e kanë detyrim ligjor që përmes ngritjes së efikasitetit, efektivitetit dhe dinamikës së gjykimit të rasteve, të luajnë rol parandalues andaj KMDLNj kërkon që me urgjencë të trajtohet puna e gjykatave për çështjet pronësore duke shkuar edhe te caktimi i përgjegjësive në rate kur janë bërë lëshime ose për shkak të neglizhencës apo mosrespektimit të afateve për shqyrtim të rasteve.
Për këto raste Policia e Kosovës nuk mund të akuzohet për përgjegjësi direkte për faktin se merret vetëm me pasojat për shkak të dështimit të një institucioni që ka përgjegjësi konkrete – gjykatave që i trajtojnë këto raste.
Këto humbje të jetëve të njerëzve, aq sa janë të dhimbshme, me një planifikim, përkushtim më të madh dhe përgjegjësi në respektim të ligjit mund dhe duhet të eliminohen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë Qyteti i Grazit ka nderuar shkrimtarin e njohur shqiptar Lasgush Poradecin, duke vendosur nje pllakë përkujtimore... -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












