Lajme

Google do të paguajë 1 miliard dollarë për taksat evropiane

Gjigandi amerikan i Internetit, Google ka rënë dakord për një zgjidhje totale prej 1biliardë dollarë (945 milion euro) për të zgjidhur një mosmarrëveshje tatimore në Francë, nën një marrëveshje të shpallur në gjykatë të enjten.

Kompania do të paguajë një gjobë prej 548 milionë dollarësh (500 milionë euro) për shmangien e taksave, si dhe 465 milionë euro të tjera për të shlyer kërkesat me autoritetet tatimore franceze.

Hetuesit francezë janë përpjekur të përcaktojnë nëse Google, selia evropiane e të cilit është me qendër në Dublin, nuk ia ka paguar detyrimet ndaj shtetit, duke shmangur deklarimin e pjesëve të aktiviteteve të tij në vend, transmeton Indeksonline.

Kjo është e mundur falë një zbrazëtie në ligjin ndërkombëtar të taksave, por varet nga stafi në Dublin që lidh të gjitha kontratat e shitjes.

“[Marrëveshja lejon] që të zgjidhen një herë për të gjitha këto mosmarrëveshje të kaluara”, tha Antonin Levy, një nga avokatët e Google, në një seancë në gjykatën e Parisit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.