Lajme
Zvicra ndihmon në përmirësimin e shkollave verore në Shqipëri
Projekti “Aftësi për Punë” që prej tetorit 2015, mbështet qeverinë dhe aktorët e tjerë të interesit për të ndërtuar një sistem sa më efikas të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri, të frymëzuar nga modeli zviceran.
Konkretisht, projekti zviceran ka mbështetur një proces transformimi të konsiderueshëm të shtatë institucioneve publike të AFP-së, duke i mbështetur ato, ndër të tjera, për: i) ndërtimin e partneriteteve strategjike me kompanitë në rajonet ku operojnë, ii) zhvillimin nga ana organizative; iii) ndërgjegjësimin e publikut të rajonit mbi rëndësinë e AFP-së.
Projekti ka për qëllim që njohuritë dhe përvojat e përftuara gjatë këtyre viteve t’i ndajë gjerësisht dhe t’i zhvillojë më tej me gjithë palët e interesuara (Menaxhimi i Njohurive në nivel sistemi). Për arritjen e këtij qëllimi, projekti po promovon një nismë të re: Akademinë “Aftësi për Punë”.
Akademia do të shërbejë si një platformë për nxitjen e të menduarit kritik dhe të dialogut midis palëve të interesuara të sistemit të AFP në Shqipëri. Si pjesë e kësaj nisme projekti do të mbështesë një sërë aktivitetesh të ndryshme, si: një revistë për politikat e AFP-së, tryeza të rrumbullakëta tematike, shkolla, seminare pune, etj.
Shkolla Verore shënon aktivitetin e ardhshëm të Akademisë. Gjatë tri ditëve, Shkolla Verore 2019 do të mbledhë së bashku politikë-bërës, akademikë, drejtues, mësimdhënës dhe instruktorë të institucioneve ofruese të AFP-së në të gjitha nivelet (publike dhe jo-publike), punëdhënës, nxënës dhe prindër.
Tematika kryesore e Shkollës Verore 2019 është Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri. Temat që do të trajtohen në sesionet e ndryshme do të bëjnë të mundur që pjesëmarrësit të reflektojnë dhe të identifikojnë zgjidhje dhe nisma konkrete për ta bërë ofertën, veçanërisht në sistemin e AFP-së, sa më të lidhur me tregun e punës. Shkolla Verore do të ndërthurë leksione, seanca plenare, forume diskutimi, seminare pune, prezantime të rasteve studimore dhe të eksperiencave të mira. Disa prej seancave do të mund të ndiqen vetëm me ftesa, duke patur parasysh specifikën e temave që do të diskutohen. Edhe koha që pjesëmarrësit do të shpenzojnë me njëri-tjetrin përtej aktivitetit do të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e dialogut kombëtar për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet











