Lajme
Arrijnë 7 mijë kuti me vota nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën u miratuan 1230 vëzhgues, që numrin total e sjell në 34 mijë e 200 vëzhgues për zgjedhjet e 6 tetorit
Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të PP-ve dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, theksoi se janë duke e pastruar listën e vëzhguesve, derisa kërkoj nga KQZ të miratoj edhe 1230 vëzhgues.
“Jemi në përfundim, kemi edhe 300 raste duke i shqyrtuar jemi duke e pastru listën në një farë forme. 1230 vëzhgues kërkoj me i aprovua, numri ka arrit deri në 34 mijë e 200 vëzhgues. Jemi në punë të bexhave dhe shpërndarjes së materialeve. Kemi verifikuar këta vëzhgues dhe i plotësojnë kushtet”, njoftoj Buleshkaj, shkruan gazetaexpress.
KQZ-ja ka miratuar 110 Ekipe Mobile për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 në të gjitha komunat e Kosovës.
KQZ-ja në këtë mbledhje ka miratuar kërkesën e PDK-së për zëvendësimin e anëtarit të këtij subjekti në Kuvendin Komunal në Skenderaj, Ferdane Beqiri, e cila donte të zëvendësojë Fitore Mangolin.
Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, ka njoftuar se kanë pranuar 7 mijë zarfe nga diaspora, të cilat janë nën sigurinë e Policisë së Kosovës.
“Jemi në proces të selektimit dhe shpërndarjes së materialeve. Pakot e supozuara me fletëvotimi nga jashtë janë 7 mijë. Prej kur ka filluar votimi nga jashtë, këto sigurohen nga Policia e Kosovës”, tha Halimi.
Anëtari i KQZ-së nga PDK, Ilir Gashi, ka kërkuar nga SKQZ nëse gjithçka është në rregull lidhur me materialet e për këtë Halimi ka theksuar se materialet janë me garanci, të cilat aplikohen që nga viti 2013.
Anëtari i KQZ-së, nga VV, Adnan Rrustem, kërkoj të dijë nga SKQZ nëse gjithçka është në rregull, pasi siç tha ai të mos na befasoj dita e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
“Dita e zgjedhjeve mos të na befasoj. Janë materiale që janë të rëndësishme, të cilat duhet të shikohen në përpikëri, e cila nuk duhet të bëhet gjatë ditës së zgjedhjeve. Shpërndarja me saktësi, të gjitha materialet të shikohen që mos te kemi mungesa dhe mosfunksionim”, tha ai.
Halimi theksoi se gjithçka është duke shkuar mirë, deri më tani nuk kanë pasur asnjë telashe.
“Deri tani janë përgjithësisht mirë. Teknikisht është mirë. Gjithçka është brenda pritjeve tona deri tani. Mund te ketë të papritura por përsëri gjendja është e mirë. Materialet janë të njëjta që aplikojmë prej zgjedhjeve të 2013 e këndej, nuk kemi pasur telashe asnjëherë. Mirëpo nëse rishikohet me i prish edhe materialet me garanci të kualitetit atëherë është gjë tjetër”, tha Halimi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













