Tematike
Trendi i lindjeve, në rritje që nga viti 2004
Edhe pse gratë me prejardhje të huaj vazhdojnë të lindin më shumë fëmijë, tendenca e rritjes është e pranishme edhe te zviceranet. Trend rritjeje ka edhe lindja e binjakëve
Trendi i lindjeve në gjithë Zvicrën duke filluar nga viti 2004 e deri më tash ka njohur vetëm ngritje. Kështu ka qenë edhe gjatë vitit të kaluar, kur është shënuar rekord i lindjeve në shumicën e spitaleve të qyteteve zvicerane. Kështu në maternitetin e Bernës gjatë vitit 2014 kanë ardhur në jetë 1592 fëmijë, që është për d për qind më shumë se një vit më parë.
Ndërsa numri i të porsalindurve në Spitalin Universitar të Bazelit është më i madhi që është regjistruar që nga viti 1972. Në spitalin e qytetit të Cyrihut “Triemli” gjatë vitit që lamë pas ka pasur më shumë lindje se kurdoherë.
Trendi i treguar më lartë vlen sidomos për qytete dhe kjo tregon, sipas ekspertëve dhe autoriteteve, një tendencë më të madhe të zviceranëve për të jetuar në qytete dhe për të krijuar familje. Por kjo nuk do të thotë se vetëm në qytetet shënohet rritje e numrit të lindjeve, shkruan srf.ch. Ngjashëm ka qenë gjatë 2014-ës edhe në qendra regjionale rurale si në Münsingen të Bernës, në Bülach të Cyrihut ose në kantonin malor Appenzell Ausserrhoden.
Më tutje, sipas kryemjekut në maternitetin e Bernës, Daniel Surbek, edhe pse gratë me prejardhje të huaj vazhdojnë të lindin më shumë fëmijë, tendenca e rritjes është e pranishme edhe te zviceranet. “Te nënat zvicerane gjatë dhjetë viteve të fundit shohim një rritje të ndjeshme të numrit të lindjeve.
Është interesante se kjo tendencë shoqërohet edhe nga shtimi i lindjeve të binjakëve. Kjo shpjegohet me frytëzimin artificial në rritje por edhe me moshën më të shtyrë të grave që po bëhen nëna. “Gratë që janë pak më në moshë lindin më shpesh binjakë”, thotë dr. Surbek.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe











