Kalendari
Seminari i Mësimit shqip në diasporë
Punimet në periudhën 27-30 korrik 2015 në qytetin e bukur të Pejës
Të nderuar/a kolege e kolegë,
Duke uruar të jeni mirë me shëndet, familje e me punë, kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë se seminari i sivjetshëm, në bazë të marrëveshjeve të duhura ndërmjet subjekteve të organizimit në Atdhe e në diasporë/mërgatë dhe pasi janë konsultuar kalendarët shkollorë të shteteve përkatëse,do të zhvillojë punimet në periudhën 27-30 korrik 2015 në qytetin e bukur të Pejës. Pra, qytet mikpritës sivjet do të jetë Peja.
Seminari zgjat si zakonisht 3 ditë pune (punimet nisin pasditën e datës 27.07.2015 dhe mbarojnë në mesditën e datës 30.07.2015. Sikurse edicionet e mëparshme, edhe ky do të bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MAS e Shqipërisë si dhe subjekte të tjerë mbështetës, ku qyteti mikpritës (Peja) do të ketë një rol të veçantë.
Në seminar angazhohen ligjërues shqiptarë kompetentë /ekspertë fushash përkatëse/ dhe titullarë e zyrtarë shteti dhe një ligjërues i i huaj nga qarqet përkatëse profesionale të ndonjërit prej shteteve ku zhvillohet MËSIMI SHQIP.
Si zakonisht, pjesën tjetër me shumë interes e përbëjnë prezantimet-ligjëratat profesionale të vetë mësueseve dhe të mësuesve, që do të prezantojnë përvoja personale të fituara edhe mbi baza kërkimore-hulumtuese dhe empirike. Pra, parapëlqehen tema praktike dhe konkrete që reflektojnë dobi e interes profesional. Prezantimet e tilla, sipas një standardi tashmë të njohur, mesatarisht zgjasin 20-30 minuta. Afati për konfirmimin e paraqitjes me prezantime-kumtesa të tilla është deri më 01 qershor 2015. Mësuesit që synojnë të paraqiten me tema të tilla, përveç të dhënave themelore për veten dhe temën, fillimisht të dërgojnë edhe një abstrakt /shkurtore/ të temës prej 3-4 faqesh. Po ashtu, meqë pjesa dërmuese e kohës së seminarit sivjet do të shpenzohet për punë në grupe tematike më të vogla si punëtori-workshope, ku të gjithë mësuesit/et do të jenë në role konkrete profesionale, janë të mirëpritura propozimet konkrete për zgjidhje konkrete. Deri në të njëjtën kohë (01 qershor 2015) të paraqiten edhe propozimet për promovime krijimesh autoriale,kryesisht në fushat me interes didaktik si tekste apo mjete mësimore.
Deri më 01 korrik 2015 do t’ua dërgojmë programin e plotë të seminarit.
Sic jeni në dijeni shpenzimet e qëndrimit dhe të transportit (prej Tiranës dhe Prishtinës për Pejë) i mbulojnë ministritë përkatëse.
Në sirtar (Attach.) gjeni edhe fletën përkatëse të paraqitjes-konfirmimit të pjesëmarrjes në Seminarin 2015, të cilën, pasi ta keni plotësuar, e dërgoni në adresat: [email protected] ose [email protected]
Luteni që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni deri më 01.06.2015.
Po ashtu, luten të gjithë udhëheqësit/drejtuesit e webfaqeve të lidhura me shkollën dhe të mediave të tjera që këtë njoftim ta publikojnë sa më parë që është e mundur.
Me respekt,
Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës (Tel . dhe faks: +381/38/211-570 ose +377/44/830-041
[email protected] , [email protected]
Rozalba Merdani, MAS e Shqipërisë (+35542223024)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Korrik 2015
- Ora09:00
- LokacioniPejë
- Data e përfundimit1 Gusht 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













