Kosova
Konjufca: Nuk ka kushte nga asnjëra palë
Pas takimit të grupeve punuese të LVV-LDK, Konjufca ka deklaruar se takimi ka kaluar në atmosferë mirëkuptimi dhe pa kushte
Ka përfunduar takimi i grupeve punese të LVV-së dhe LDK-së, ku pas takimit është thënë se u bisedua për programin qeverisës.
Glauk Konjufca nga LVV tha se kanë folur për temat, të cilat e presin vendin dhe reformat e thella sektoriale. Ai ka mohuar se është diskutuar për ndarje të ministrive.
“Nuk mund të flas në hollësi, sepse ne mendojmë që gjëja më e mirë, e cila do t’i mund t’i kontribuonte kësaj atmosfere shumë të mirë të bashkëpunimit me të cilën filluan takimet tona, do të ishte njëfarë lloj mirëbesimi, që e kemi ne në trajtimin e temave. Kështu që, krejt çka do të mund të thosha unë sot është që ne kemi shumë nevojë për reforma të thella në drejtësi, në arsim, në shëndetësi, në administratë. Pra, janë folur më shumë reformat sektoriale, për të cilat ne kemi nevojë, nuk është folur as për ministri”, tha ai. Ai deklaroi se nuk kanë kushte për LDK-në, e sipas tij as LDK nuk ka kushte për ta për qeverisjen e ardhshme”.
“Kurrfarë kushti nuk ka pasur, takimi ka qenë në atmosferë shumë miqësore dhe në një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Unë mendoj që kjo është rruga e duhur për arritjen e qeverisjes”, shkruajnë mediat në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
As ne nuk kemi kushte për LDK-në, as ata nuk kanë kushte për neve. Ky nuk ka qenë takim i kushteve, as përballje mes kushteve. Ky ka qenë një takim shumë i mirë, me ç’rast janë folur temat më të rëndësishme, të cilat e presin qeverinë e ardhshme dhe reformat sektoriale. Duke filluar prej atyre politike, në politikën e jashtme, pastaj në politikën e brendshme. Njëra prej temave është edhe dialogu”, tha ai. I pyetur se nëse koalicioni Nisma-AKR-PD e kalon pragun, a do t’i ftojnë për koalicion, ai tha se për këtë temë nuk kanë folur.”Kjo nuk ishte temë e diskutimit tonë”, tha ai.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













