Kosova
Nga papërgjegjësia e institucioneve të Kosovës, humbën miliarda
2 miliardë euro kontribute pensionale humbën për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve nga Kosova
Rreth 2 miliardë euro kontribute pensionale humbën për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve të Kosovës
Meqenëse institucionet e shtetit të Kosovës nuk reaguan ndaj kontributeve pensionale, e ka bërë që çështja e kthimit të pensioneve nga ana e Serbisë për rreth 60 mijë pensionistë kosovarë të konsiderohet e mbyllur.
Nga mosreagimi i Kosovës, sipas shtetit të Serbisë vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), i njohur si rasti Grudiç, i cili obligonte Serbinë që të paguante pensionet e ndalura në vitin 1999 për të gjithë pensionistët, si dhe mungesa e një opinioni të vetëm të dërguar nga shteti i Kosovës, kanë bërë që Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, që është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së ta mbyllë këtë çështje në dhjetor të vitit 2017. Vlera e kontributeve që Serbia obligohej t’ua kthente pensionistëve është afro 2 miliardë euro.
I vetmi opinion që ishte dërguar në këtë komitet nga Kosova, ka qenë ai i Institucionit të Avokatit të Popullit, në vitin 2016, i cili, sipas Avokatit Hilmi Jashari, ndonëse ka sqaruar shumë mirë problemin, nuk është marrë parasysh, pasi që po ai është dërguar kur procesi ka qenë në hapin e fundit, shkruan sot Koha Ditore.
As Qeveria, e as Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk kanë kthyer përgjigje, lidhur me atë se cilat kanë qenë veprimet që kanë ndërmarrë në të kaluarën lidhur me pensionet e ndalura nga Serbia, si dhe mosekzekutimin e vendimit të Gjykatës në rastin Grudiç nga ana e Serbisë, si dhe pse nuk e kanë dërguar asnjë opinion në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, lidhur me këtë rast, ashtu siç ka vepruar Serbia, apo nëse konsiderojnë se ka ndonjë formë që pensionet e kosovarëve të ndalura nga Serbia të paguhen ndonjëherë, shkruan koha.net.
Kujtojmë se në vendimin e Gjykatës së Strasburgut të datës 17 prill 2012 u ishte dhënë e drejta për kthim të pensioneve të ndërprera në vitin 1999 dy pensionistëve nga Mitrovica me mbiemrin Grudiç, të cilët për t’u ankuar në Strasburg ishin shpërngulur në Novi-Pazar, pasi që kjo Gjykatë nuk shqyrton ankesat e banorëve të shteteve që nuk janë anëtare të Këshillit të Evropës. Me këtë aktgjykim, sipas opinionit të Avokatit të Popullit, u është njohur e drejta edhe të gjithë paditësve potencialë, për marrjen e mjeteve nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (SPDIF), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një ‘rritje të ndjeshme’ të rasteve të gripit Pas një fillimi të hershëm të sezonit të gripit në fund të nëntorit, gjithnjë e më... -
Ligje të reja për ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026 -
Ndalohet pengimi i prindërve për të takuar fëmijët: Parlamenti zviceran miraton krijimin e një vepre penale -
Më shumë gra në Zvicër po vdesin nga kanceri i mushkërive, numrat janë dyfishuar -
Zvogëlimi i tarifave amerikane do të shpëtojë firmat zvicerane











