Lajme
Arkeologët: Zona e Badovcit duhet mbrojtur dhe hulumtuar
Këto sëpata prej guri janë gjetur kur po ndërtohej penda e liqenit të Badovcit.
Stoli mesjetare të shekujve X e XI pas Krishtit, të evidentuara në këtë vend, janë pjesë e një katalogu të botuar më 1988 nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë, Muzeut Popullor të Beogradit dhe Muzeut të Kosovës.
Arkeologët thonë se artefaktet më të rëndësishme që janë gjetur në Badvoc janë pjesë e koleksionit që ndodhet në Beograd, e që Kosova nuk ka arritur ta rikthejë as 20 vjet pas luftës.
Në kohën kur debati për ndërtimet rreth liqenit të Badovcit është në kulm, arkeologët e potencojnë rëndësinë arkeologjike të këtij vendi, për të cilin thonë se duhet mbrojtur e hulumtuar, raporton “Express” i KTV-së.
Arkeologu Haxhi Mehmetaj thotë se kur po ndërtohej penda e liqenit për ujë të pijes, u gjetën gjurmët e një vendbanimi të periudhës parahistorike.
Mehmetaj thotë se kjo pjesë nuk është hulumtuar nga arkeologët që nga vitet ’60, por, sipas tij, Badovci është një vend me rëndësi të madhe arkeologjike.
Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, thotë se edhe arkeologët do t’i dalin në mbrojtje trashëgimisë arkeologjike të Badovcit.
Sipas tij, institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë ruajnë artefakte të gjetura në Badovc, por shton se më të rëndësishmet ndodhen në Beograd.
Aktualisht janë mbi 20 mijë qytetarë që po e kundërshtojnë ndërtimin e një lagjeje luksoze vetëm 40 metra larg ujit të liqenit të Badovcit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin Gjiganti suedez i mobilieve IKEA është përballur me kritika të forta në Zvicër për mënyrën se... -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15













