E-Diaspora
Doli nga shtypi numri më i ri i magazinës albinfo.ch
Nga sot, lexuesit e albinfo.ch do të kenë në duar numrin më të ri, të parin për këtë vit, të magazinës me të njëjtin emër. Në këtë numër ka një larushi temash e materialesh, të cilat, si zakonisht, i lidh fokusimi i përhershëm në temat rreth mërgatës, kryesisht asaj të Zvicrës.
Ndryshe nga numrat tjerë, numri i parë i vitit 2020 nuk ka vetëm një tërësi temash ose dosje që do të rrihte një temë të vetme. Në këtë numër, redaksia e albinfo.ch është fokusuar në disa tërësi më të vogla tematike.
“Mosha e tretë” ose pleqëria në mërgim, me të gjitha dukuritë që e shoqërojnë dhe me mundësitë për të kaluar me sa më pak brenga këtë etapë jetësore, është njëri nga problemet që janë vënë në spikamë nga ky numër i albinfo.ch. Në këtë kontekst ju prezantojmë disa tema që trajtojnë mundësitë e strehimit të të moshuarve tanë, në Zvicër por edhe në Kosovë.
Magazina jonë i ka kushtuar dy tema edhe përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, datë kjo e cila është përputhur me kohën e daljes së botimit tonë. Autor i njërës prej tyre është shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati.
Një temë tjetër speciale e këtij numri është intervista me Vllaznim Xhihën. Bëhet fjalë për filantropin e madh, inxhinierin e parë shqiptar që ka mbaruar studimet në universitetin prestigjioz ETH të Cyrihut. Por, ajo që e bën z. Xhiha veçanërisht interesant është kthimi i tij në Kosovë, pas mbi 25 vitesh të kaluara në Zvicër si afarist i suksesshëm. Ky kthim ka rezultuar shumë i frytshëm, pasi që profesor Xhiha ka shkrirë përvojën dhe ekspertizën e tij zvicerane për të “mbjellë” tek më të rinjtë në Kosovë dashurinë për punën, për krijimin dhe për inovacionin.
Në këtë numër, albinfo.ch ju ofron edhe tema tjera nga përditshmëria e diasporës si dhe prezantime nga fusha e librit, sportit, modës etj.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit Rreth 105 mijë pako me fletëvotime do të shpërndahen deri më 6 qershor 2026... -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027













