Lajme
Maqedonia e Veriut: 34 persona në izolim shtëpiak
Dy personat e prekur nga virusi korona janë vendosur në karantinë në Klinikën Infektive në Shkup. Gjendja e tyre është stabile, ndërsa autoritetet njoftojnë se kanë formë të lehtë klinike të sëmundjes. Dhjetë persona tjerë – familjarë të të prekurve, të cilët kanë pasur kontakt me çiftin janë vënë në izolim shtëpiak, ndërsa izolim iu është shqiptuar edhe 24 personave të tjerë, të cilët kanë qenë në të njëjtin autobus me të prekurit.
Të gjithë janë identifikuar, ndërsa një pjesë e tyre janë anketuar deri më tash, derisa tek disa të tjerë ende vazhdon anketimi nga ana e epidemiologëve. Njëri nga udhëtarët është shtetas i Shqipërisë, për të cilin është njoftuar Ministria e atjeshme e Shëndetësisë. Ndërsa shoferi i autobusit, pas arritjes në Maqedoni nga një shëtitje tjetër në Itali, sot i është nënshtruar testimit nga ana e mjekëve. Udhëtarët kanë qenë nga Shkupi, Tetova, Dibra, Veseli dhe Ohri.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, ka thënë se ka kapacitete të mjaftueshme për izolimin apo vendosjen në karantinë të pacientëve të tjerë, në rast se ka raste të reja të dyshuara.
“Shoferi i autobusit, gjatë ditëve të shkuara ka ikur përsëri për “tour” në Itali. Dje na thanë se sot pritet të arrijë në vend. Ai arriti në kufirin Tabanoc. Autobusi do të vendoset anash, udhëtarët do vendosen në një hapësirë të veçantë të Drejtorisë së Doganave, ndërsa shoferi do të kontrollohet, do të testohet dhe ajo çfarë do ndërmerret më tutje do të varet nga rezultatet e analizave të shoferit”.
“Është i gatshëm edhe objekti për izolim në Demir Kapi. Ai është objekt, si kapacitet plotësues i reparteve infektive në Veles, Shtip dhe Gostivar. Ai objekt është i ri, i ndërtuar nga Ministria për Punë Sociale dhe është veçmas i vendosur. Nëse do ketë nevojë për izolim shtesë të personave të tjerë”, ka thënë Filipçe.
Ndërkohë virusi sa vjen e përhapet dhe është prezent nëpër shtete të ndryshme të botës. Në Itali shënon rritje bilanci i viktimave me 197 të vdekur dhe mbi 4600 të tjerë të infektuar. Vetëm Kina, Koreja e Jugut dhe Irani kanë raportuar më shumë raste të virusit korona se Italia, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë Numërimi mbrapsht ka nisur. Më 20 dhe 21 qershor 2026, Kasernenareal në zemër të Cyrihut do... -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave Zvicra heq detyrimin për kontrollin e barazisë së pagave mes grave dhe burrave nga viti 2032... -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran














