Lajme
Koronavirusi: Vendimi i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare, disa xhami anulojnë faljen e xhumave
Unioni i Bashkësive Shqiptare në Zvicër ka marrë një vendim lidhur me gjendjen aktuale pas përhapjes së koronavirusit, disa xhami shqiptare kanë anuluar faljen e xhumave.
Kryesia e këtij Unioni kanë shprehur qendrimin e tyre lidhur me përhapjen e koronavirusit.
“Të nderuar vëllezër! Kohëve të fundit janë shtuar kërkesat nga ana e kryesive dhe imamëve në lidhje me qëndrimin e Unionit me rastin e koronavirusit dhe faljes së namazit të xhumasë. Pasi që nëpër kantone të ndryshme ka vendime, udhëzime dhe rekomandime që nuk janë unike për të gjithë, kryesia e Unionit vlerëson dhe rekomandon që kryesitë e xhamive të shikojnë vendimet dhe udhëzimet e katonit përkatës. Pra, secila xhami le të veprojnë në bazë të sqarimeve dhe vendimeve të atij kantoni që i përket, si dhe të ndjek informacionet që i japin Organizatat islame kantonale. Për më tepër ndiqni web-faqet e kantoneve apo të Dachorganizatave islame. Thirrja jonë e përgjithshme është që imamët të shpjegojnë sa më shumë në lidhje me pastërtinë dhe higjienën në islam, si dhe për masat që duhen marrë në raste të tilla rreziku. Për çdo eventualitet, na konsultoni ju lutemi! Allahu ju ruajt dhe Ai ju shpërbleftë për mundin tuaj!”.
Kryetari i Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Mehas Alija tha për albinfo.ch se janë në gatishmëri të plotë për të marrë vendime të reja, varësisht situatës dhe kërkesave nga organet kompetente kantonale dhe shteterore sa u perket masave për mbrojtjen nga koronavirusi.
Ai po ashtu tha se disa xhami të mëdha shqiptare javën e kaluar nuk e kanë falë namazin e xhumasë që sipas gjitha gjasave mund të ndodh të anulohen edhe këtë javë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival














