Futboll
Zvicra zyrtarisht e fton supertalentin shqiptar në skuadrën e saj
Andi Zeqiri me gjasë do të luajë për Zvicrën, pavarësisht interesimit nga Kombëtarja e Kosovës
Duke parë suksesin e Andi Zeqirit, i cili ka shënuar 12 gola në 18 ndeshje në sezonin vjeshtor 2019/20 dhe po ashtu ka përgatitur tre sish direkt. Ai është krahasuar më parë me Xherdan Shaqirin, kurse ka qenë pjesë e Akademisë së Juventusit në Itali dhe ka luajtur si 16-vjeçar në Superligën zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Një faqe në Twitter që merret me lajme nga futbolli zviceran, sot ka bërë një postim, ku shkruan se Vladimir Petkovic e ka ftuar Andi Zeqirin në Kombëtaren A të ‘Helvetikëve’.
Sulmuesi 20-vjeçar që luan te Laussane së fundi ishte lidhur edhe me një kalim te Baseli, ndërkaq para disa muajve ishte fotografuar me kreun e FFK-së, Agim Ademin. Madje në përshkrimin e fotografisë shkruante: A do të jetë surpriza e vitit 2019 apo bomba e 2020?
🇨🇭 Surprise dans la liste de Vladimir Petkovic ! Le coach de la Nati a convoqué Andi Zeqiri au détriment de Pajtim Kasami. pic.twitter.com/xShB9vgSKZ
— Intox Football Suisse (@intoxfootsuisse) March 21, 2020
Ademi kishte bërë të ditur se Kosova është e interesuar për Zeqirin.
“Bujë ka bërë fotografia me Andi Zeqirin, por që ende s’ka asgjë përfundimtare. Kemi interesim edhe për Leon Dajakun dhe Meritan Shabanin, por që nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Ademi.
Kjo fotografi kishte bërë bujë në mediat zvicerane, por babai i futbollistit kishte thënë se ishin takuar me kreun e FFK-së rastësisht në një hotel.
“Ne e kemi takuar atë rastësisht në një hotel”, kishte deklaruar më parë babai i Andi Zeqirit.
Ndryshe, Zeqiri ka shkëlqyer te Kombëtarja e U-21 të Zvicrës, ku ka shënuar 6 gola në 7 paraqitje.
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale Një koalicion i sindikatave dhe partive politike në Zvicër po përgatit një referendum për të kundërshtuar... -
Zvicra do të presë një vit për bilancin e viktimave nga vala e të nxehtit -
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave














