Kosova
Vitia: Dy-tri javët e ardhshme, përcaktuese në do ta mbajmë situatën në kontroll
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kenë durim edhe për dy – tre javët e ardhshme për shkak se mundet të ketë rënie të rasteve me Covid-19.
“Në Stubëll rasti zero është shëruar, falë përmbajtjes së këshillave të dhëna nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë. Andaj apeloj tek qytetarët që të iu përmbahen këshillave dhe sygjerimeve të qeverisë, këto dy-tri javët e ardhshme që do të jetë përcaktimi nëse mbajmë situatën në kontroll apo jo”.
“Pavarësisht donacioneve nga gjithë miqtë, pavarësisht masave të qeverisë, nese nuk ka bashkëpunim me qytetarët, do të jetë e vështirë ta luftojmë këtë sëmundje”.
“Ju bëjë thirrje, që përkundër që kemi një mot të mirë, të qëndrojmë në shtëpi, të kemi durimin edhe për dy deri në tri javët e ardhshme dhe t’i ndjekim rekomandimet dhe në fund të muajit, sipas të gjitha parashikimeve, do të ketë rënie të pikut edhe bazuar në situatën që gjendet në shtetet tjera”.
Ai në një konferencë për media deklaroi se sa po të marrin ndonjë vendim për të ndihmuar shqiptarët e Luginës do ta bëjnë të ditur për qytetarët.
“Ne si qeveri kemi pasë disa takime me ministritë të shohim cilat janë mundësitë dhe çfarë mundemi të ndihmojmë. Në momentin e parë që do të kemi diçka konkrekte do ta bëjmë publike, si çdo herë deri tani. Në këtë situatë kemi qenë transparent, dhe duhet të jemi transparent në mënyrë që publiku të dijë për gjitha masat qoftë me qytetarët tanë qoftë me ata në Luginë”, deklaroi Vitia.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi














