Kosova
32 mijë kosovarë të regjistruar të papunë vetëm gjatë muajit prill
Një studim tregon se vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë regjistruar mbi 32 mijë persona të papunë
Sipas Institutit GAP, deklarohet se Kosova po përballet me humbje të vendeve të punës.
GAP thotë se pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka ndikuar gjerë edhe në aspektin ekonomik në Kosovë, një studim tregon se vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë regjistruar mbi 32 mijë persona si të papunë, e një pjesë bukur e madhe e tyre janë gra.
Sipas këtij Instituti, kjo është një shifër rekord e regjistrimit të njerëzve të papunë, me një mesatare të thjeshtë i bie se çdo ditë rreth 1600 persona janë regjistruar të papunë.
“Ky raport tregon se si përhapja e pandemisë në Kosovë, e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e shumë veprimtarive afariste, pati një ndikim të menjëhershëm në tregun e punës. Vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinj, duke bërë që numri i përgjithshëm i punëkërkuesve në Agjencinë e Punësimit të shkojë në 37,392 në katër muajt e parë të vitit 2020. Një pjesë e madhe e tyre (16,820) janë gra. Marrë parasysh pjesëmarrjen shumë të ulët të aktivitetit ekonomik të grave dhe barrierat e tjera në punësim, shkalla e papunësisë në mesin e grave mund të rritet edhe më shumë.
Të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se industritë, të cilat punësojnë më së shumti punëtorë në Kosovë – ajo e tregtisë me shumicë e pakicë, e ndërtimtarisë dhe industrisë përpunuese, shënuan rënie të madhe të punëtorëve gjatë periudhës janar-mars 2020. Përderisa në mars të vitit 2019 në industrinë e tregtisë me shumicë e pakicë punonin rreth 80 mijë persona, në mars 2020 ky numër ra në rreth 43 mijë. Edhe numri i kontributpaguesve në Fondin Pensional të Kosovës (Trust) ka shënuar ulje prej rreth 20% në shumicën e komunave të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e GAP-it, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vjedhjet e identitetit online rriten ndjeshëm në Zvicër Brenda dy vitesh, numri i rasteve ka shkuar nga 478 në 8,102, të cilat kanë pasoja... -
Mungesa e vendeve në shtëpi vë në rrezik dhjetëra të mitur në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Greqi -
Organizata Birdlife Switzerland fton njerëzit të numërojnë zogjtë në kopshte -
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër















