Lajme
Bllokohet në Cyrih avioni me pasagjerë, në mesin e tyre edhe Lajçak
Lajçak kishte zgjedhur këtë mundësi për të qenë nesër i pranishëm në një vizitë zyrtare në Prishtinë, të parën që kur mori këtë detyrë
Një numër i madh pasagjerësh të cilët prisnin që gjatë ditës së sotme të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss, nga Cyrihu në Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin më të madh të vendit, në Cyrih.
Sic raporton Zëri i Amerikës mes pasagjerëve që kishin prerë biletat rezulton të ketë qenë dhe i Dërguari special i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai kishte zgjedhur këtë mundësi për të qenë nesër i pranishëm në një vizitë zyrtare në Prishtinë, të parën që kur mori këtë detyrë, transmeton albinfo.ch.
Më tutje ZA shkruan se Kompanisë ajrore zvicerane Edelweis, nuk i është lejuar fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës. Autoritetet shqiptare i thanë Zërit të Amerikës, se kompanisë në fjalë, nuk i ishte dhënë leja, për faktin se mes Shqipërisë dhe Zvicrës, nuk është nënshkruar ende një marrëveshje për rihapjen e fluturimeve, të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë së COVID 19.
Rihapja po bëhet graduale, dhe në këto momente, një pjesë e shteteve po operojnë përmes marrëveshjeve dypalëshe, siç ka ndodhur mes Shqipërisë dhe Austrisë, Serbisë dhe Greqisë. Kështu kanë thënë zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, duke shtuar se Shqipëria madje i ka bërë kërkesë Zvicrës, për rinisjen e lidhjeve ajrore, por ende pala tjetër nuk ka dhënë pëlqimin.
Për situatën e krijuar, nuk ka një reagim nga kompania zvicerane, dhe as mediat zvicerane deri në këto çaste nuk kishin raportuar për këtë ngjarje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













