Lajme
Vetëvendosje: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, cenim sovraniteti shtetëror
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se Kosova është duke u trajtuar si pjesë e saj, që është cenim i integritetit dhe sovranitetit shtetëror.
“Serbët e Kosovës më 21 qershor nuk do të votojnë si votues jashtë vendit me shtetësi të dyfishtë, duke votuar përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, por si shtetas brenda Serbisë dhe në qendra të votimit të hapura nga autoritet serbe nëpër komunat e Republikës së Kosovës”.
“Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime është strukur përballë ndërhyrjeve të Serbisë. Me lejimin e këtyre zgjedhjeve, po përligjen dhe legjitimohen pretendimet e Serbisë”.
“Pas heqjes së masave të reciprocitetit dhe heqjes dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kjo Qeveri brenda pak ditësh ka dorëzuar gjithçka që ka të bëjë me mbrojtjen e interesave shtetërore dhe integritetin e shtetit të Kosovës”.
Sipas LVV-së, kur një shtet hap vendvotime në territorin e një shteti tjetër, është e pashembullt.
Ata deklasojnë se votues serbë ka edhe në vende të tjera të rajonit, por Serbia askund tjetër nuk mund të hapë qendra të votimit, madje as në “Republika Srpska”.
“Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë shumë më shumë se sa për votën e serbëve, janë ushtrim efektiv i sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën, nën një kohë kur Kosova ka marrë tatëpjetën me mohimin e subjektivitetit të saj sidomos para takimit të paralajmëruar më 27 qershor në Uashington”.
“Është përpjekje tinëzare e Qeverisë së përmbytur në varësinë nga Lista Serbe, se kinse nuk po votohet në Kosovë, por vetëm po grumbullohen votat nga OSBE. Qeveria e demaskuar tashmë po përpiqet të maskojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, që do të mbahen sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë, të organizuara nga autoritetet e saj në mes të ditës dhe në kundërshtim të hapur me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.
“Rruga e nisur nga Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve më 6 tetor të vitit të kaluar, duke vënë palëkundur barazinë dhe reciprocitetin, po shembet e po i vihet kundër shtetit të Kosovës nga kjo Qeveri ilegale dhe pa mbështetje popullore”.
”Serbët e Kosovës, shtetas të saj, do të duhej të votonin si votues jashtë shtetit, ashtu siç votohet kudo në botë, qoftë përmes postës, qoftë në hapësirat e misioneve diplomatike. Edhe Kosova nuk do të duhej të përbënte përjashtim nga si sillen dhe veprojnë shtetet e pavarura kudo, madje edhe vendet e rajonit. Kjo pabarazi e Kosovës përballë Serbisë mbi çkado tjetër është heqje dorë nga vetja si shtet i pavarur”, thuhet në deklaratën e LVV-së.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













