Lajme
Kurz: SHBA-ja ka rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë- Serbi
Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kurz tha se angazhimi i SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është mjaft pozitiv, si mënyrë për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë.
“Unë nuk do e përkufizoja ashtu, ndaj më shumë e shoh angazhimin e SHBA-ve si një kontribut pozitiv për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë. Kjo plotësisht varet nga dy palët në fjalë. Shpresoj të arrihen përparime tjera në muajt në vijim”, ka thënë Kurz në një intervistë për Telegrafin.
Sa i përket të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kancelari austriak ka thënë se është diplomat i jashtëzakonshëm dhe ka mbështetjen e Austrisë.
“Siç mund ta shihni, të gjithë jemi të një mendimi. Përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, gëzon mbështetjen tonë të plotë. E njoh atë që nga koha e tij si Ministër për Punë të Jashtme dhe President i Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB). Miroslav Lajcak është një diplomat me përvojë të jashtëzakonshme”, thotë ai.
Sa i përket asaj se si i shpjegon bisedimet e disa udhëheqësve nga rajoni, lidhur me propozimin për ndryshim të kufijve në mes Kosovës e Serbisë, kancelari Kurz mes tjerash tha se nëse dy palët mund të pajtohen, nuk mund të jemi ne ata që i pengojmë palët të ulen në një tryezë dhe të ngrisin të gjitha çështjet.
“Qasja jonë ka qenë gjithnjë pragmatike. Nëse të dy palët mund të pajtohen, nuk mund të jemi ne ata që i pengojmë palët të ulen në një tryezë dhe të ngrisin të gjitha çështjet, të cilët ata i konsiderojnë të rëndësishme. Ne duhet të bëjmë krejt çfarë është e mundur të lehtësojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të kishte një efekt pozitiv në rajonin si tërësi”, ka deklaruar ai, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














