Lajme
Mjekët kantonalë, për detyrimin e maskave edhe në dyqane dhe klube
"Nga pikëpamja epidemiologjike, një maskë mbrojtëse do të rekomandohej në të gjitha dyqanet dhe të gjitha vendet e tjera me turma njerëzish"
Detyrimi për të vënë maskë mbrojtëse në transportin publik nuk është masë e mjaftueshme, sipas mjekëve kantonalë.
Rudolf Hauri, presidenti i Shoqatës së Mjekëve Kantonalë, ka thënë për “Radio SRF”, sot, në mëngjes se ai do të mirëpriste detyrimin që maskat mbrojtëse të barten në të gjithë hapësirën publike.
Nga pikëpamja epidemiologjike, një maskë mbrojtëse do të rekomandohej në të gjitha dyqanet dhe të gjitha vendet e tjera me turma njerëzish, ka thënë tutje Hauri.
Presidenti i Shoqatës së Mjekëve Kantonal të Zvicrës (VKS) gjithashtu ka përshëndetur masën e karantinës për ata që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, masë kjo që është urdhëruar nga Këshilli Federal të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Qëndrimi në karantinë, megjithatë, nuk është qëndrim në burg, por një element i vullnetarizmit.
Mjekët kantonalë janë një organ kontrolli, por edhe një pikë kontakti. Pasqyrimi dhe të kuptuarit e nevojës për karantinë janë të rëndësishme, ka sqaruar më tej mjeku kantonal nga Kantoni i Zug-ut.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













