Lajme
Pas vendimit të fundit në Zvicër: “Për një orë u shitën të gjitha maskat që kishim”
Maskat e disponueshme në Coop City në Bellevue të Cyrihut u shitën brenda më pak se një ore pasi Këshilli Federal njoftoi vendimin në fjalë
Sapo presidentja Federale Simonetta Sommaruga kishte njoftuar të mërkurën vendimin për detyrimin e maskës në transportin publik, në Cyrih tashmë kishte filluar “vrapi” për sigurimin e maskave.
Maskat e disponueshme në Coop City në Bellevue të Cyrihut u shitën brenda më pak se një ore pasi Këshilli Federal njoftoi vendimin në fjalë, shkruan blick.ch. “Asnjëherë nuk kam parë diç të tillë”, thotë një punonjës i Coop, transmeton albinfo.ch. Problemi është se furnizimi i ardhshëm nuk do të vijë para të premtes.
Megjithatë, farmacitë duket se kanë një depo më të madhe ku furnizohen. Vërtet që ka një rritje të papritur të kërkesave për maska mbrojtëse nga momenti kur u njoftua lajmi për detyrimin për maska në transportin publik, përcjell albinfo.ch. “Por ne kemi maska të mjaftueshme në magazinë. Dhe ndërkohë gjithashtu kemi kontakte të mira me shitësit me shumicë”, thonë farmacitë. Prandaj, ndonjë pengesë nuk pritet të ndodhë kaq shpejt, shkruan 20mimnuten.ch.
Përgjegjësit porosisin që të mos ketë vrap për blerjen e maskave me shumicë, sikundër kishte në fillim të pandemisë, për materje dezinfektuese dhe artikuj të tjerë, pasi që do të ketë mjaft për të gjithë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira
















