Lajme
Deri në 10.000 franga gjobë për ata që kundërshtojnë karantinimin
Kushdo që nuk respekton ose që kundërshton rregullin e përmendur për karantinë, mund të gjobitet deri në 10.000 franga
Vendimi sipas të cilit ata që udhëtojnë nga Zvicra drejt Kosovës, Maqedonisë etj. kur të kthehen në Zvicër duhet të karantinohen për dhjetë ditë, ka bërë jehonë të madhe ndër shqiptarët, jo vetëm në Zvicër.
Shumë prej tyre tani janë në dilemë nëse duhet të udhëtojnë për pushime drejt vendlindjes ose jo.
Por çfarë përfshihet në fakt me detyrimin për karantinim dhe në çfarë kushtesh do të zbatohet ky detyrim?
Në njoftimin e bërë nga BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik), lidhur me këtë vendim, veç tjerash sqarohet se:
Karantina duhet të trajtohet në mënyrë rigoroze mbi bazë të rregullores së re, shkruan albinfo.ch. Kjo do të thotë veç tjerash se gjatë kohës sa zgjat karantina,nuk lejohen as shëtitjet dhe as dalja për të bërë blerje ose për çfarëdo vizite.
Kushdo që nuk respekton ose që kundërshton rregullin e përmendur për karantinë, mund të gjobitet deri në 10.000 franga, siç thuhet në shtojcën e rregullores. Ndërsa ata që e neglizhojnë këtë rregull, mund të dënohen me deri në 5.000 franga gjobë.
Kantonet janë përgjegjës për ndjekjen penale.
Kantonet janë përgjegjës për zbatimin e ligjit në këtë rast. Detyrimi për karantinë vlen edhe për fëmijët.
Siç mund të shihet nga fleta shtesë e vendimit, udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë, nuk kanë të drejtë në kompensimin e të ardhurave të humbura nga detyrimi për karantinim, transmeton albinfo.ch. Vetëm nëse, për shembull, punëdhënësi e ka dërguar vetë dikë në një vend me rrezik të lartë, është e mundur që të vazhdojë t`ia paguajë pagën edhe gjatë karantinës.
Këshilli Federal do të azhurnojë rregullisht listën. Ai me këtë rast përdor si kriter numrin e infeksioneve të reja në një vend dhe disponueshmërinë e informacionit të besueshëm mbi situatën e rrezikut, përcjell albinfo.ch.
Vlerësohet se ekziston një rrezik i rritur për infektim me koronavirus nëse në vendin e caktuar ka pasur më shumë se 60 infeksione në 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit ose nëse situata e rrezikut në një vend nuk mund të vlerësohet.
Por si mund të monitorohet personi që duhet të karantinohet?
Në fillim të karantinës, secili person duhet të raportojë hyrjen e tij në Zvicër tek autoriteti përgjegjës kantonal brenda dy ditëve dhe të ndjekë udhëzimet e këtij autoriteti, transmeton albinfo.ch. Autoritetet kantonale janë përgjegjëse për respektimin e masave të karantinës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













