Lajme
1.64 milionë shtetas shqiptarë jetojnë në diasporë
Sipas studimeve konkrete dhe vlerësimeve të tërthorta, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1.64 milionë.
Sipas statistikave nga INSTAT, është bërë e ditur se deri në fund të vitit 2019, sipas studimeve konkrete dhe vlerësimeve të tërthorta, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1.64 milionë shtetas jashtë vendit ose kthyer në përqindje, rreth 36 për qind e shtetasve shqiptarë gjithsej, shkruan albinfo.ch.
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka prezantuar misionin në qendër të punës së kësaj strukture, si dhe raste të shumta suksesi nga bizneset shqiptare në diasporë, që sot mbajnë poste të mira.
Sipas raportit të shtetasve në diasporë thuhet se shumica e tyre jetojnë në Evropë, si në Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë, pastaj në Mbretërin e Bashkuar dhe SHBA, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se shtetasit nga Shqipëria me numër më të madh jetojnë dhe veprojnë në Itali dhe Greqi, ku sipas raportit, thuhet se përqindja më lartë e shqiptarëve nga Shqipëria që jetojnë në Itali dhe Greqi janë rreth 70 për qind.
Nga ana tjetër, kosovarët në numër më të madh jetojnë në shtete më të zhvilluara evropiane, shkruan albinfo.ch.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emigrimi i shqiptarëve sipas shteteve kryesore të destinacionit, të shprehura në përqindje janë dhjetë shtete kryesore. Gjermania zotëron përqindjen më të madhe me rreth 35.25%, Zvicra me 22.94%, e përcjellë nga Italia, Austria, Suedia, SHBA-ja, Franca, Britania, Belgjika dhe Sllovenia, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se edhe në vitin 2018 është kryer një studim mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara për numrin e shqiptarëve në diasporë.
Sipas të dhënave, numri i shqiptarëve në diasporën e re në vitin 2018 llogaritej të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe, 36 % e shtetasve shqiptarë jetojnë vetëm jashtë Shqipërisë.
Ky publikim është kryer në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Diasporën.
Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













