Maqedonia
Maqedoni: Në ditën e dytë, votojnë të sëmurët dhe të burgosurit
Dita e dytë e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Votojnë të sëmurit, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë persona të shpërngulur brenda vendit.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të publikuara në ueb-faqen e tyre, sot votojnë 8.855 të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë kërkesat e të cilëve janë pranuar nga KKZ.
Më së shumti të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim janë regjistruar në Prilep dhe në Kërçovë nga 486 qytetarë, pastaj në Strumicë – 465, në Novo Sellë 375, në Kriva Pallankë 361, në Dellçevë 335 dhe në Likovë 331. Votim për të sëmurë dhe të pafuqishëm nuk do të ketë në Vevçan, ndërsa në Zhelinë është pranuar kërkesa e vetëm një personi, përderisa në Shuto Orizarë dhe në Qendra Zhupë do të votojnë nga katër të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në Haraçinë janë regjistruar pesë persona për të votuar sot.
Nga komunat e Shkupit në Gazi Babë janë pranuar kërkesat e 168 të sëmurëve dhe të pafuqishmëve për votim, ndërsa në Butel -82, në Karposh do të votojnë 80, në Kisella Vodë – 57, në Gjorçe Petrov 48, ndërsa në Aerodrom 47, përcjellë albinfo.ch.
Votim do të realizohet edhe në 13 institucione ndëshkuese-korrigjuese, ndërsa në certifikatat e posaçme të Listës Zgjedhore janë regjistruar 1.657 votues, si dhe persona të regjistruar në arrest shtëpiak. Votim do të ketë edhe në 17 shtëpi të pleqve ku të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 357 votues.
Votimi i këtyre personave realizohet nga ana e bordeve zgjedhore, si zakonisht deri më tani, me atë që anëtarët e bordeve, por edhe personat të cilët janë regjistruar që të votojnë duhet t’i respektojnë masat e përgjithshme parandaluese për mbrojtje nga KOVID-19.
Në bazë të Udhëzimit të KSHZ-së anëtarët e Bordit Zgjedhor dhe përfaqësuesit e partive politike të cilët e zbatojnë votimin në shtëpitë e të sëmurëve, të pafuqishmëve ose të sëmurëve duhet të bartin maskë mbrojtëse përmes hundës dhe gojës dhe doreza që përdoren një herë, mbajtja e obligueshme e distancës fizike gjatë gjithë procesit, si dhe pastrim i duarve dhe dezinfektim pas përfundimit të procesit.
Personi që voton është i obligueshëm që të mbajë maskë mbrojtëse, shall ose ndonjë mbulesë në hundë dhe gojë. Gjatë vetë hyrjes në hapësirën e brendshme, së pari personi i cili voton duhet t’i dezinfektojë duart, gjatë dhënies së letërnjoftimit së pari e heq për një kohë të shkurtër maskën për identifikim, por duhet ta ruajë distancën e nevojshme prej një deri një metër e gjysmë. Pasi të votojë, personi përsëri i dezinfekton duart.
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













