Lajme
Zvicra ka paguar 500 milionë franga për maska nga Kina
Zvicra ka blerë jashtë vendit maska për më shumë se 560 milionë franga. 93 për qind e kësaj shume, ose mbi 500 milionë franga, kanë shkuar në Kinë
Gjatë muajve të fundit, Zvicra është mbuluar me të madhe me maska mbrojtëse nga Kina. Këtë e tregon një vlerësim i të dhënave nga statistikat e tregtisë së jashtme që ka bërë agjensia e lajmeve AWP dhe që është shpërndarë edhe nga mediat zvicerane sot.
Nga marsi deri në qershor, Zvicra ka blerë jashtë vendit maska mbrojtëse për më shumë se 560 milionë franga, transmeton albinfo.ch. 93 për qind e kësaj shume, ose mbi 500 milionë franga, kanë shkuar në Kinë.
Shpenzimet për mallra tekstili, përfshirë maskat mbrojtëse, në kushte normale në Zvicër janë rreth 12 milionë franga në muaj. Por në katër muajt e fundit, vlera e tyre është rritur dymbëdhjetëfish në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj periudhe janë importuar mbi dymbëdhjetë herë më shumë maska se zakonisht: informacionet në statistikat e tregtisë së jashtme tregojnë gjithashtu se çmimet për maska janë rritur shumë në fillim të pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Kështu, në prill të vitit 2020, për shembull, një kilogram pëlhurë ka kushtuar gjashtë herë më shumë sesa në prill të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















