Shqipëria
Banka Botërore i dhuron 15 milionë euro Shqipërisë për luftën ndaj Covid-19
Është bërë e ditur se Banka Botërore ka miratuar financimin e 15 milionë euro për Shqipërinë për të ndihmuar vendin të parandalojë, të zbulojë dhe t’i përgjigjet pandemisë COVID-19 (coronavirus) dhe të forcojë sistemet kombëtare për gatishmërinë e shëndetit publik, transmeton albinfo.ch.
Financimi mbulon një sërë ndërhyrjesh për të forcuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të mbrojtur jetën.
Duke iu përgjigjur kërkesës së Qeverisë, projekti do të sigurojë mbështetje të menjëhershme për të ndihmuar Shqipërinë. Ndihma përfshin zbulimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërkohë që fondet do të shkojnë për testime në popullatë; sigurojnë furnizime për të forcuar mbikëqyrjen dhe gjurmimin e kontakteve; investojnë në kujdesin shëndetësor dhe pajisjet laboratorike publike dhe pajisjet mbrojtëse personale; rritin numrin e shtretërve të kujdesit intensiv; dhe forcimin e aftësive për të vlerësuar dhe modikuar kërkesat për distancën fizike.
Projekti gjithashtu do të trajnojë staf mjekësor në kujdesin për COVID-19 dhe parandalimin e infeksionit. Ndërsa Shqipëria ka hyrë në fazën komplekse të rihapjes së ekonomisë së saj, projekti do të ndihmojë gjithashtu në intensikimin e komunikimeve me publikun.
“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paparë. Unë do të doja të njihja përkushtimin e jashtëzakonshëm të profesionistëve të shëndetit në Shqipëri për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin rreptësisht distancimin shoqëror dhe masat e tjera kuzuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë“, tha Maryam Salim, menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë.
“Duke pasur parasysh pasigurinë në lidhje me evolucionin e pandemisë, hartimi i projektit është eksibël për të akomoduar nevoja që ka të ngjarë të ndryshojnë pasi njohuritë rreth epidemiologjisë COVID-19 evoluojnë.”
Përfituesit e projektit do të jenë njerëz të infektuar tashmë me COVID-19, qytetarë në rrezik, veçanërisht të moshuarit, dhe persona me sëmundje kronike, personel mjekësor dhe urgjenca, ofrues të shërbimeve në objektet mjekësore dhe testuese, si dhe agjencitë e shëndetit publik. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













