Lajme
Vaksina nuk ka për të gjithë në Zvicër: Kush do të vaksinohet së pari?
"Para së gjithash, duhet të mbrohen ata njerëz për të cilët infeksioni me koronavirusin është më i rrezikshmi"
Qeveria Federale e Zvicrës ka nënshkruar kontratën paraprake për një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit me kompaninë amerikane “Moderna”.
Kështu, siç bën të ditur Qeveria, Zvicra do të marrë 4.5 milion doza vaksinimi të një vaksine të mundshme, transmeton albinfo.ch.
Zvicra do të marrë dozat e vaksinave në numrin e përmendur, menjëherë pasi vaksina të ketë kaluar me sukses fazën e testit klinik dhe të jetë aprovuar për përdorim në Zvicër.
Por, kjo sasi nuk do të jetë e mjaftueshme për të gjithë popullatën, pasi që Zvicra numëron mbi 8 milionë e gjysmë banorë.. Pra, kush do të vaksinohet së pari? Strategjia e vaksinimit po përpunohet në bashkëpunim me Komisionin Federal për çështjet e Vaksinimit.
Në këtë kuadër, presidenti i komisionit, Christoph Berger, ka thënë për “Tages-Anzeiger”: “Para së gjithash, duhet të mbrohen ata njerëz për të cilët infeksioni me koronavirusin është më i rrezikshmi “. Këtu përfshihen pacientët e moshuar dhe ata me rrezik të lartë për shkak se kanë edhe sëmundje të mëparshme, transmeton albinfo.ch.
Vaksina është testuar tashmë në 30.000 persona në SHBA që nga fundi i korrikut. Nëse testet rezultojnë të suksesshme, ato do të miratohen nga Swissmedic. Se kur do të ndodhë kjo, është ende e paqartë.
Për shkak se pritet të nevojiten dy doza vaksinash, vaksinimet e premtuara (4.5 milionë dozat) do të jenë të mjaftueshme për 2.25 milionë njerëz.
Paralelisht me kontratën me kompaninë “Moderna”, Zvicra është duke u diskutuar edhe me kompani të tjera, vazhdon njoftimi, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal ka lënë në dispozicion gjithsej 300 milionë franga për blerjen e një vaksine.
Drejtori i BAG, Pascal Strupler ka njoftuar për blerjen e mundshme të vaksinës në programin SRF “Club” të martën.
Kompania “Moderna” sipas të gjitha gjasave do të jetë e para që do të prodhojë një vaksinë kundër koronavirusit.
Furnizuesi zviceran i produkteve farmaceutike “Lonza” në Valis është i përfshirë në vaksinën e mundshme nga “Moderna”. Ai do të prodhojë përbërësin aktiv për vaksinën “Moderna” sapo të dalë në treg, transmeton albinfo.ch. Një linjë prodhimi në Visp (Valis9 është në ndërtim e sipër.
Prodhimi mund të fillojë atje në shkurt të vitit 2021.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














