Shqipëria
Durrësi bëhet qyteti i dytë më i madh në Shqipëri
Durrësi është renditur në vitin 2020 në qarkun e dytë më të madh në Shqipëri, pas Tiranës, duke ia kaluar në këtë mënyrë Fierit, që deri tani ishte pas kryeqytetit per numrin e popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, Durrësi kishte 290.7 mijë banorë, me rritje të lehtë prej 0.2% duke ia kaluar për herë të parë Fierit. Ky i fundit zbriti në 289.9 mijë banorë, pasi popullsia e tij ra me rreth 1.7%.
Në fakt, Fieri, së bashku me Elbasanin, rezultojnë qarqet me reduktimet më të mëdha të popullsisë, që nga viti 2001, kur INSTAT raporton të dhënat. Të dy këto qarqe kanë humbur nga rreth 92 mijë banorë në dy dekadat e fundit.
Me zvogëlim në dy dekadat e fundit rezultojnë dhe të gjitha qarqet e tjera, Kukësi, Lezha, Gjirokastra, Shkodra, Korça, Berati.
Në raport me popullsinë përkatëse, qarku që është reduktuar më shumë është Gjirokastra, që pothuajse është përgjysmuar. Në Gjirokastër në 2020-n jetonin 59 mijë banorë, nga rreth 113 mijë në vitin 2001. Kjo ka bërë që ky qark të jetë sot më i vogli në vend, ndërsa në vitin 2001, ishte Kukësi me më pak banorë.
Dibra është një tjetër qark që ka humbur gati 40% të popullsisë në dy dekada, duke zbritur në 116 mijë banorë.
Berati është reduktuar me -37% në krahasim me vitin 2001, Kukësi me -32%, Shkodra me -22%, Korça me -23%, Elbasani me -25%, Fieri me -24%.
Pothuajse e pandryshuar, me një rënie të lehtë prej 2% ka mbetur popullsia e Vlorës.
Tirana dhe më pak Durrësi, rezultojnë të vetmet qarqe që kanë njohur rritje të popullsisë në dy dekadat e fundit, pasi kanë përfituar nga migrimi i brendshëm i popullsisë.
Teksa të gjithë duan të jetojnë e punojnë në kryeqytet, popullsia e saj është rritur me 52% në dy dekadat e fundit, duke arritur në 906 mijë banorë, nga 597 mijë në vitin 2001.
Sic raporton Monitor edhe Durrësi është zgjeruar me 19%, duke u bërë në këtë mënyrë qyteti i dytë më i madh në vend, nga i katërti që ishte në vitin 2001, pas Tiranës, Fierit e Elbasanit.
Rritja e Tiranës dhe Durrësit nuk kanë arritur të kompensojnë tkurrjen e qarqeve të tjera dhe si rrjedhojë, popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 217 mijë persona në dy dekadat e fundit, ose me madhësinë e një qyteti sa Korça. Në 2020, Shqipëria vlerësohet se ka rreth 2.84 milionë banorë. Gjithsesi, do të jetë censi, që aktualisht u shty për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, i cili do të japë një panoramë të saktë të popullsisë që ka mbetur në vend.
Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë janë faktorët që kanë ndikuar në tkurrjen e popullsisë në dekadat e fundit.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë













